NOW LOADING
Text Size
  • A
  • A
  • A
Color
  • C
  • C
  • C
  • C

Aftësia e kufizuar dhe Zhvillimi

Një raport shumë i rëndësishëm, i vitit 2018 mbi aftësinë e kufizuar, i cili hedh dritë mbi lidhjen e aftësisë së kufizuar dhe zhvillimit, i hartuar në kontekstin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (më poshtë përmendet në mënyrë më të detajuar ky dokument) në të cilin konfirmohet që edhe pse të dhënat kombëtare mbi varfërinë dhe aftësinë e kufizuar janë të pakta, disa prej tyre tregojnë që përqindja e personave me aftësi të kufizuara që jetojnë nën kufirin kombëtar ose ndërkombëtar të varfërisë është më e lartë, dhe në disa vende është dyfish, krahasimisht me personat pa aftësi të kufizuara.

Aftësia e kufizuar dhe Zhvillimi

Sa i përket sigurisë së ushqimit, në vendet e zhvilluara, të dhënat tregojnë se përqindja mesatare e personave me aftësi të kufizuara të cilët nuk janë në gjendje të sigurojnë një vakt me proteina të plota çdo dy ditë është pothuajse sa dyfishi i përqindjes së personave pa aftësi të kufizuara. Sipas po të njëjtit raport, aksesi në shërbimet e kujdesit shëndetësor mbetet një sfidë për personat me aftësi të kufizuara, të cilët kanë më shumë se tre herë gjasa të mos marrin kujdes shëndetësor kur kanë nevojë. Aksesi në shërbimet e rehabilitimit është gjithashtu një sfidë. Në disa vende, më shumë se 50% e personave me aftësi të kufizuara nuk marrin shërbime shëndetësore.

Aftësia e kufizuar dhe Zhvillimi

Disa të dhëna të kufizuara në disa prej vendeve të zhvilluara tregojnë se 29% e lindjeve nga nënat me aftësi të kufizuara nuk ndiqen nga profesionistë të shëndetësisë dhe 22% e grave të martuara me aftësi të kufizuara nuk ndihmohen me planifikimin familjar. Këto përqindje janë më të larta në zonat rurale. Pa akses në shëndetin seksual dhe riprodhues, personat me aftësi të kufizuara janë në rrezik më të lartë për shtatzani të padëshiruara dhe infeksione të transmetuara seksualisht duke përfshirë HIV/AIDS.

Aftësia e kufizuar dhe Zhvillimi

Personat me aftësi të kufizuara janë më pak të prirur për të ndjekur shkollën dhe për të përfunduar arsimin fillor dhe më shumë gjasa të jenë analfabetë sesa personat pa aftësi të kufizuara. Të dhënat tregojnë se, mesatarisht, një në tre fëmijë me aftësi të kufizuara të moshës së shkollës fillore nuk ndjekin shkollën, krahasuar me një në shtatë fëmijë pa aftësi të kufizuara. Këto tendenca reflektohen në një shkallë më të ulët të personave me aftësi të kufizuara që dinë të shkruajnë dhe të lexojnë: 54% e personave me aftësi të kufizuara në krahasim me 77% të personave pa aftësi të kufizuara dinë të lexojnë dhe shkruajnë.

Aftësia e kufizuar dhe Zhvillimi

Të dhënat tregojnë gjithashtu që hendeku mes grave dhe burrave me aftësi të kufizuara është i madh: gratë me aftësi të kufizuara kanë tri here më pak gjasa që të marrin shërbime të kujdesit shëndetësor; tre herë më shumë gjasa të jenë analfabete; dy here më pak gjasa për t’u punësuar dhe dy herë më pak gjasa për të përdorur internetin. Edhe kur punësohen, gratë me aftësi të kufizuara kanë dy herë më pak gjasa të punojnë në pozicione të larta, si ligjvënëse apo në pozicione drejtuese.

Aftësia e kufizuar dhe Zhvillimi

Në shumë vende, personat me aftësi të kufizuara përballen me më shumë vështirësi për të siguruar energji elektrike se sa personat pa aftësi të kufizuara. Në 37, nga 44 vendet në zhvillim, përqindja e familjeve që kanë energji elektrike është më e ulët për familjet me personat me aftësi të kufizuara sesa familjet pa persona me aftësi të kufizuara. Në 17 vende, më pak se 50% e familjeve e personat me aftësi të kufizuara kanë energji elektrike. Në vendet e zhvilluara, personat me aftësi të kufizuara, sidomos gratë me aftësi të kufizuara, janë më pak në gjendje në krahasim me personat pa aftësi të kufizuara të mbajnë shtëpitë e tyre të ngrohta.

Aftësia e kufizuar dhe Zhvillimi

Në disa vende, më shumë se 30% e gjykatave dhe komisariateve nuk janë të aksesueshme dhe më shumë se 90% e personave me aftësi të kufizuara të cilët kanë nevojë për ndihmë juridike nuk e përfitojnë atë.

Institucionet publike duhet të jenë përfshirëse por, shumë shpesh nuk janë. Në disa vende, më shumë se një në dhjetë persona me aftësi të kufizuara përjeton diskriminim në shërbimet publike. Të dhëna nga pesë vende në zhvillim sugjerojnë që rreth një në pesë persona me aftësi të kufizuara është rrahur ose me të është abuzuar verbalisht për shkak të aftësisë së kufizuar.

Aftësia e kufizuar dhe Zhvillimi

Personat me aftësi të kufizuara janë veçanërisht të rrezikuar gjatë fatkeqësive natyrore, ndryshimeve ekstreme të klimës dhe konflikteve apo emergjencave humanitare. 72% nuk janë të përgatitur për fatkeqësi të ndryshme natyrore dhe 79% nuk do të mund të evakuoheshin menjëherë pa vështirësi në rast të një fatkeqësie.

Aftësia e kufizuar dhe Zhvillimi

Të gjitha të dhënat e mësipërme tregojnë që aftësia është e lidhur direkt me zhvillimin dhe në këtë kuptim përbën shqetësim serioz jo vetëm për personat me aftësi të kufizuara por edhe për familjen e tyre, por edhe të gjithë komuniteteve pasi përbën një faktor kryesor që kontribuon në thellimin e varfërisë. Familjarët dhe personat që përkujdesen shpeshherë detyrohen të lënë punën. Përjashtimi i personave me aftësi të kufizuara dhe familjarëve të tyre në këtë mënyrë shkakton mosshfrytëzimin e kapitalit njerëzor. Në këtë mënyrë reduktohet produktiviteti i një grupi të madh njerëzish, që sjell pasoja edhe në nivel kombëtar dhe ndikon në rritjen e shpenzimeve në skemat sociale.

Aftësia e kufizuar dhe Zhvillimi

Kequshqyerja, programe të pamjaftueshme parandalimi të sëmundjeve apo imunizimi, mungesa e kushteve të përshtatshme të banimit, mungesa e kushteve sanitare, ujit të pastër apo puna në kushte të vështira që sjell aksidente apo sëmundje etj. Të gjithë këto faktorë ndikojnë ne shtimin dhe thellimin e aftësive të kufizuara.

Aftësia e kufizuar dhe Zhvillimi

Aftësia e kufizuar është pasojë e varfërisë por edhe shkakton varfëri për arsyet e përmendura të shtimit të izolimit dhe vështirësive ekonomike, jo vetëm për individin por edhe për familjen që kujdeset për personin me aftësi të kufizuara me kosto shtesë.

Aftësia e kufizuar dhe Zhvillimi

Megjithatë, aftësia e kufizuar nuk lidhet gjithmonë direkt me varfërinë, dhe nuk kufizohet vetëm tek njerëzit e varfër. Janë shfaqur shkaqe të reja siç janë aksidentet për shkak të trafikut, aksidente për shkak të zhvillimit industrial, sëmundje të zemrës e të qarkullimit të gjakut, pasiguria ekonomike, abuzimi me ilaçe e me drogën, ndotja e mjedisit etj. Ndodh edhe që përmirësimi i kujdesit shëndetesor në vendet e zhvilluara e shton mundësinë e një numri të madh të personave me aftësi të kufizuara në gjendje të rënduar të jetojnë më gjatë po kështu dhe për faktin se jetëgjatësia e njerëzve është më e lartë në përgjithësi për arye të zhvillimeve në mjekësi dhe teknologji duke krijuar kështu premisa që njerezit në moshën e tretë të jetojnë me një aftësi të kufizuar.

Aftësia e kufizuar dhe Zhvillimi

Ajo që duhet të theksohet është fakti se aftësia e kufizuar është një çështje që lidhet me zhvillimin si për vendet e zhvilluara dhe për ato në zhvillim. Në vendet e industrializuara, aftësia e kufizuar ndeshet më tepër gjatë viteve të fundit të jetës, kurse në vendet në zhvillim, aftësia e kufizuar ndeshet më teper në vitet e para të jetës. Pra, shoqëria duhet ta pranojë aftësinë e kufizuar si pjesë të jetës.

Aftësia e kufizuar dhe Zhvillimi

Aftësia e kufizuar është veçori e njerëzve si në vendet e zhvilluara dhe në vendet në zhvillim, dhe mund të ndikojë në jetën e gjithësecilit, në çdo moment dhe çfarëdolloj shtrese shoqërore qoftë.

Aftësia e kufizuar dhe Zhvillimi

Një temë qendrore e KDPAK është nevoja për të siguruar pjesëmarrjen e plotë të personave me aftësi të kufizuara në të gjitha sferat e jetës, duke përfshirë hartimin e ligjeve, politikave dhe programeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Aftësia e kufizuar dhe Zhvillimi

Kjo përfshin sigurimin e pjesëmarrjes së personat me aftësi të kufizuara dhe organizatave e tyre përfaqësuese në planifikimin, projektimin, zbatimin dhe vlerësimin e programeve të zhvillimit për t’u siguruar që strategjitë dhe politikat që synojnë uljen e varfërisë janë realisht efektive.

Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit

Në nivel ndërkombëtar agjencitë dhe programet e OKB-së kanë filluar të përfshijnë aftësinë e kufizuar në kontekstin e zhvillimit dhe ndihmës ndërkombëtare.

Aftësia e kufizuar nuk u përfshi në mënyrë direkte në Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit (OZHM) deri në vitin 2015 dhe kjo mospërfshirje u konsiderua dështim.

Kujtojmë që Objektivat e Zhvillimit u miratuan në Shtator të vitit 2000, pas disa përpjekjeve shumëvjeçare ku liderat botërorë miratuan Deklaratën e Mijëvjeçarit të Kombeve të Bashkuara, sipas së cilës të gjitha shtetet përmes partneritetit bëjnë përpjekje për reduktimin e varfërisë ekstreme në nivel global duke vendosur një sërë objektivash të lidhura me afate kohore.

Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit

OZHM-të kishin tetë qëllime që duhet të arriheshin deri në vitin 2015. Këto qëllime ishin:

OZHM 1. Zhdukja e varfërisë ekstreme dhe urisë.

OZHM 2. Arsimit fillor universal.

OZHM 3. Promovimi i barazisë gjinore dhe fuqizimi i grave.

OZHM 4. Zvogëlimi i vdekshmërisë së fëmijëve.

OZHM 5. Përmirësimi i shëndetit të nënave.

OZHM 6. Lufta kundër HIV / AIDS, malaries dhe sëmundjeve të tjera.

OZHM 7. Sigurimi i zhvillimit të qëndrueshëm mjedisor.

OZHM 8. Zhvillimi i një partneriteti global për zhvillim.

Aftësia e kufizuar dhe Zhvillimi

Qëllimet përbëhen nga 21 objektiva të matshme për të cilët janë zhvilluar 60 indikatorë. Edhe pse këto objektiva dhe tregues nuk përmendin në mënyrë eksplicite aftësinë e kufizuar, ato janë përmes parimit të mosdiskriminimit të vlefshme dhe përfshijnë edhe personat me aftësi të kufizuara.

Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit

Dështimi i mospërfshirjes së personave me aftësi të kufizuara është adresuar në programin e ri të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, i cili zëvëndësoi Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit. Programi do të zbatohet deri në 2030.

Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit

Ndryshe nga OZHM, program i ri përmban shtatë objektiva dhe njëmbëdhjetë tregues, posaçërisht për personat me aftësi të kufizuara, konkretisht në fushën e arsimt dhe punësimit, duke vënë theksin në përgatitjen e shkollave për përfshirjen e nxënësve me aftësi të kufizuara, përfshirjen dhe fuqizimin e personave me aftësi të kufizuara, transportin e aksesueshëm, hapësira publike dhe jeshile, si dhe ngritjen e kapaciteteve të vendeve për të të mbledhur dhe disagreguar të dhëna për aftësinë e kufizuar. Programi i ri njeh rëndësinë e përfshirjes së personave me aftësi të kufizuar, duke theksuar që objektivat në nivel global nuk mund të arrihen nëse lihen jashtë 15% e popullsisë.