NOW LOADING
Text Size
  • A
  • A
  • A
Color
  • C
  • C
  • C
  • C

Diskriminimi dhe format e tij

Diskriminimi me bazë aftësinë e kufizuar ndodh kur personat me aftësi të kufizuar trajtohen në mënyrë më pak të favorshme se të tjerët për shkak të aftësisë së kufizuar që ata kanë.
Shtjellimi i formave të diskriminimit është bazuar në Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Format e ndryshme janë shoqëruar me situata sqaruese.

Çfarë është diskriminimi?

1. “Diskriminimi” është çdo dallim, përjashtim, kufizim apo preferencë, bazuar në cilindo nga këto shkaqe: gjinia, raca, ngjyra, etnia, gjuha, identiteti gjinor, orientimi seksual, bindjet politike, fetare ose filozofike, gjendja ekonomike, arsimore ose shoqërore, shtatzënia, përkatësia prindërore, përgjegjësia prindërore, mosha, gjendja familjare ose martesore, gjendja civile, vendbanimi, gjendja shëndetësore, predispozicionet gjenetike, aftësia e kufizuar, përkatësia në një grup të veçantë, ose çdo shkak tjetër, që ka si qëllim apo pasojë pengesën apo bërjen e pamundur të ushtrimit në të njëjtën mënyrë me të tjerët, të të drejtave e lirive themelore të njohura në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në aktet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë, si dhe në ligjet në fuqi.

Si mund të shfaqet diskriminimi? Cilat janë format e tij?

Diskriminim i drejtpërdrejtë” është ajo formë diskriminimi që ndodh kur një person apo grup personash trajtohen në mënyrë më pak të favorshme sesa një person tjetër, apo një grup tjetër personash në një situatë të njëjtë a të ngjashme, bazuar në cilindo nga shkaqet e sipërpërmendura.
Situatë 1 Në një njoftim për vende të lira pune kërkohen vetëm kandidatë meshkuj pa aftësi të kufizuar, për një pozicion pune në cilin mund të performojnë të njëjtat detyra edhe personat me aftësi të kufizuar njësoj si personat e tjerë.
Situatë 2 Një studenti me aftësi të kufizuar i refuzohet nga sekretaria e shkollë rregjistrimi në në universitet me arsyen se mungojnë ambientet apo materialet e përshtatura për llojin e aftësisë së kufizuar që ai ka.

“Diskriminim i tërthortë”

‘Diskriminim i tërthortë’ është ajo formë diskriminimi që ndodh kur një dispozitë, kriter apo praktikë, e paanshme në dukje, do ta vinte një person ose grup personash në kushte jo të favorshme, në lidhje me shkaqet e parashtruara në nenin 1 të këtij ligji, të sipërpërmendur në raport me një tjetër person ose grup personash, si dhe kur ajo masë, kriter a praktikë, nuk justifikohet objektivisht nga një synim i ligjshëm, ose kur mjetet e arritjes së këtij synimi, ose nuk janë të përshtatshme, ose nuk janë të domosdoshme dhe në përpjesëtim të drejtë me gjendjen që e ka shkaktuar atë.
Situatë
Në një supermarket, një nga rregullat për të gjithë punonjësit, është të qëndrojnë në këmbë gjatë shërbimit që kryejnë në ‘arkë’. Një rregull i tillë përjashton personat me probleme të shtyllës kurrizore, me artrit të rënduar apo formë tjetër të aftësisë së kufizuar në lëvizje. Ndërkohë që veprimet në arkë mund të kryhen edhe në pozicion të ulur pa krijuar probleme.

“Diskriminim për shkak të shoqërimit”

‘Diskriminim për shkak të shoqërimit’ është ajo formë diskriminimi që ndodh kur ka një dallim, kufizim ose preferencë, për arsye të shoqërimit me persona që u përkasin grupeve të përmendura në nenin 1 të këtij ligji, si dhe për shkak të supozimit për një shoqërim të tillë.

Situatë 1
Një grua hiqet nga puna e saj me arsyetimim që ajo ka një fëmijë me aftësi të kufizuar në përkujdesje dhe nuk është e zonja të kryejë punën e caktuar në oraret e caktuara. Ky është një rast diskriminimi, duke pasur parasysh që gruas nuk i janë krijuar kushtet e nevojshme për realizimin e punës së saj, pra është mohuar përshtatja e arësyeshme.
Situatë 2
Një grup fëmijësh viziton një muze. Në këtë muze nuk mund të hyjë personi A për shkak të mungesës së përshtatshmërisë së ambienteve të muzeut. Ndërkohë që e gjithë klasa futet dhe viziton muzeun, një nga mësuesit apo shokët e klasës detyrohet të qëndrojë me fëmijën në ambientet e jashtme. Ky është një rast diskriminimi edhe për fëmijën, edhe për mësuesin që shoqëron atë.

Shqetësim

‘Shqetësim’ është ajo formë e diskriminimit që ndodh në rastin e një sjelljeje të padëshiruar, kur lidhet me cilindo nga shkaqet e përmendura në qëllimin e ligjit të përmendura më lart, që ka për qëllim apo efekt cënimin e dinjitetit të personit dhe krijimin e një mjedisi frikësues, armiqësor, përçmues, poshtërues a ofendues për atë person, si dhe në rastin e një trajtimi më pak të favorshëm, i kryer si rezultat i kundërshtimit ose i mosnënshtrimit nga ana e personit të cenuar ndaj një sjelljeje të tillë.
Situatë
Nëqoftëse një person me aftësi të kufizuar në vendin tuaj të punës dhe një koleg bën humor apo tallet vazhdimisht me aftësinë e kufizuar që ka personi, duke bërë kështu të mos ndihet mire, ky është shqetësim, pra një formë tjetër e diskriminimit e parashikuar në ‘Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi’.

Mohim i një përshtatjeje të arsyeshme


‘Mohim i një përshtatjeje të arsyeshme’ është ajo formë diskriminimi që ndodh kurdoherë kur ka një mohim ose kundërshtim për të kryer ndryshime ose rregullime të domosdoshme e të përshtatshme që nevojiten në një rast të veçantë dhe nuk imponojnë një barrë të tepruar, me qëllim që të sigurohet gëzimi dhe ushtrimi në baza të barabarta i të drejtave dhe lirive themelore për personat me aftësi të kufizuar, ose të ndodhur në kushtet e tjera të përmendura në qëllimin e Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Çfarë ndryshimesh apo modifikimesh në praktikë nënkupton përshtatja e arsyeshme?

a. Ndryshime të nevojshme në ambjentet ekzistuese për përdorim nga ana e personave me aftësi të kufizuara;
b. Ristrukturimi i punës;
c. Puna me orar të pjesëshëm apo orare pune të modifikuara;
d. Caktimi i një pozicioni tjetër pune të përshtashëm (apo transferimi);

Mohim i një përshtatjeje të arsyeshme


e. Blerja apo modifikime të pajisjeve, aparaturave apo mjeteve;
f. Modifikime dhe rregullime të përshtatshme për mënyrat e testimit;
g. Trajnime dhe politika të përshtatura;
h. Punësimi i lexuesve personal për personat që nuk shikojnë apo përkthyesve të gjuhës së shenjave.

Mohim i një përshtatjeje të arsyeshme

Çfarë duhet të kemi parasysh kur analizojmë nëse barra për atë që ka detyrimin ta sigurojë atë është e tepruar?

  • Natyra dhe kostoja e përshtatjes së nevojshme;
  • Burimet financiare të ndërmarrjes që duhet të sigurojë përshtatjen e arsyeshme dhe të gjitha institucioneve të tjera, të cilat kanë këtë detyrim;
  • Numri i të punësuarve në këtë ndërmarrje;
  • Efekte që mund të japin shpenzimet apo burimet financiare ose impakti që mund të ketë kjo përshtatje në funksionimin e ndërmarrjes;
  • Llojet e veprimtarive që kryhen, përfshirë përbërjen, strukturën, fuqinë punëtore, pozitën gjeografike (në kuptimin e pozicionimit të objektit), marrëdhënien administrative dhe fiskale që kanë.

Nëse pas analizës rezulton që përshtatja do të përbënte barrë të tepruar, mohimi i kësaj përshtatjeje nuk do të përbënte diskriminim. Zakonisht kosto të larta financiare apo çështje të sigurisë përbëjnë arsyet kryesore për konsiderimin e barrës si ‘të tepruar’

Situata


Personi X punon në një firmë të madhe biznesi me xhiro vjetore të konsiderueshme në pozicionin e ekonomistit. Personi X pëson një aksident me makinë dhe nuk është më në gjendje të lëvizë pa ndihmën e karriges me rrota, por ndërkohë ai mund të vazhdojë të bëjë punën e vet si ekonomist në zyrë. Kërkon nga firma që ajo të përshtasë shkallës e hyrjes në ndërtesën e punës dhe firma refuzon të bëjë një ndryshim të tillë edhe pse ka burimet financiare dhe mundësitë inxhinierike për të vendosur rampë.
Duhet të mbajmë mend që përshtatja e arsyeshme nuk ka të bëjë vetëm me përshtatjen fizike të ambienteve të punës dhe ambienteve të tjera ku ofrohen shërbime të shumëllojshme apo qoftë edhe argëtim por edhe me përshtatjen e procedurave të nevojshme, programeve të ndryshme, të kushteve reale për mundësimin e realizimit të barabartë të të drejtave të personave me aftësi të kufizuar.

Situata


Personi X vuan nga një formë e rënduar diabeti. Në firmën ku ai punon, punonjësit lejohen të kenë pushim vetëm në oraret e përcaktuara në rregullore dhe në asnjë orar tjetër. Ndërkohë që personi X ka nevojë për të marrë insulinën në klinikën më të afërt në orën 12:00 të drekës sipas këshillave të mjekut. Personit X nuk i lejohet largimi në këtë orar pasi konsiderohet të jetë në kundërshtim me rregulloren e brendshme të zyrës. Ky është mohim i përshtatjes së arsyeshme gjithashtu pasi lejimi i largimit të personit X nga vendi i punës në orarin e kërkuar nuk përbën një barrë të rënduar apo dispropocionale për punëdhënësin dhe zëvëndësimi i kohës është plotësisht i realizueshëm.

Situata


Në një dyqan të vogël lagjeje, që bën një xhiro tejet të vogël ditore, në katin e dytë nuk ka platformë të pjerrët (rampë) pasi shkallët janë tejet të larta. Një person me karrige me rrota kërkon që të ndërtohet një ashensor. Pronari i shpjegon personit që nuk mund të sigurojë ashensor, pasi fitimet e tij i dalin vetëm për të mbyllur muajin. Në këtë rast barra mund të konsiderohet e tepruar. Një dyqan më i madh, ose një supermarket, nuk mund të paraqesë argumenta të tillë.

Ushtrim

Përgjigjuni pyetjeve:

Erjoni po bën punë kërkimore në bibliotekën e lagjes. Erjoni përdor paterica. Disa nga materialet arkivore mbahen në një raft të lartë, pa shkallë. Ai i kërkon bibliotekarit që ta ndihmojë. Cila është zgjidhja më e mirë?

Correct! Wrong!

Ana është studente e arkitekturës. Ajo vuan nga depresioni dhe çdo të Enjte në orën 9, në mëngjes takohet me terapistin. Ajo ka një lëndë që duhet të ndjekë në këtë orë dhe ditë. Cila do të ishte zgjidhja më e mirë?

Correct! Wrong!

Ku ndalohet diskriminimi?


Punësimi
Ndalohet diskriminimi në vendin e punës për shkak të aftësisë së kufizuar që nga momenti i shpalljes së vendit të punës, rekrutimit apo përzgjedhjes, trajtimit në lidhje me ngritjen profesionale, trajnimet të ndryshme dhe deri në zgjidhje të kontratës.
Arsimi
Ndalohet diskriminimi për shkak të aftësisë së kufizuar në arsim. Kjo zbatohet në çdo institucion, publik apo privat, në trajtimin e studentëve gjatë pranimit të tyre në këto institucione arsimore, vlerësimit dhe në masat që ndërmerren për çështje disiplinore, gjatë gjthë veprimtarisë arsimore, në programet arsimore dhe metodat e mësimdhënies.

Ku ndalohet diskriminimi?


Të mirat dhe shërbime
Përbën diskriminim çdo refuzim për dhënien apo ofrimin e shërbimeve për shkaqet e përmendura dhe në shërbimet që ofrohen në përgjithësi. Shembuj në lidhje me ofrimin e të mirave apo shërbimeve mund të jenë: hotelet, lokalet, baret, restorantet, firmat e ndërtimit, kinematë, teatrot, spitalet apo klinikat, transporti pubik, gjykatat dhe institucione të ndryshme publike. Ligji cilëson që këto mund të jenë të mira apo shërbime të ofruara nga operatorët private apo shtetërorë. Ky refuzim veçanërisht ka të bëjë me:
• mundësitë për të hyrë në një vend ku publiku lejohet të hyjë ose për të përdorur një vend, i cili lejohet për t’u përdorur nga publiku;
• mundësitë për të marrë ose për të përfituar nga të mirat apo shërbimet që kanë të bëjnë me shëndetin;
• kontributin dhe munufizuar, apo ndonjë skemë tjetër të mbrojtjes sociale ose avantazh tjetër social të ofruar për publikun;
• sistemimin në një vend ku ofrohet strehim, shitjen ose dhënien me qira të banesave dhe të mjediseve të tjera;

Ku ndalohet diskriminimi?


• shërbimet e bankës dhe mundësi për të siguruar grande, huadhënie, depozita bankare ose financim;
• lehtësitë për argëtim, çlodhje e freskim, lehtësitë për transport ose udhëtim.

Përjashtime


Ka disa raste dhe situata në të cilat lejohet një trajtim i ndryshëm për shkak të karakteristikave të sipërpërmendura dhe në këto raste kemi të bëjmë me atë që quhet trajtim i ndryshëm i përligjur. Pra, ndalimi i diskriminimit nuk zbatohet kur ka një qëllim objektivisht të justifikueshëm dhe të përligjur në bazë të Kushtetutës, të marrëveshjeve apo akteve ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë dhe legjislacioni në fuqi. Gjithashtu, trajtimi i ndryshëm nuk përbën diskriminim kur për shkak të natyrës së aktiviteteve profesionale, ose të kushteve në të cilat profesioni ose veprimtaria ushtrohet, këto karakteristika përbëjnë një kërkesë të vërtetë dhe profesionale të domosdoshme, me kusht që qëllimi i trajtimit të ndryshëm të jetë i përligjur dhe kërkesa të mos kapërcejëatë çfarë është e domosdoshme për realizimin e saj.
Situatë
Është e lejueshme që për një vend pune, i cili kërkon një impenjim të madh fizik, siç mund të jetë ngritja e peshave të rënda, të mos punësohen persona me dhimbje shpine apo me aftësi tjetër të kufizuar që nuk toleron mundime fizike.

Si të ankohemi?

Para komisionerit për mbrojtjen nga diskriminimi:
Një person ose grup personash që pretendojnë se janë diskriminuar, ose një organizatë me interesa legjitime që pretendon diskriminim në emër të një personi apo grupi personash, mund të paraqesë ankesë së bashku me provat e disponueshme para komisionerit, me shkrim ose, në raste përjashtimore, gojarisht, në mënyrë që të mund të mbahet proçesverbal. Duhet mbajtur mend që në rastin e organizatës, organizata me interesa legjitime paraqet prokurë të posaçme për të përfaqësuar personin ose grupin e personave.

Në gjykatë:
Çdo person ose grup personash që pretendojnë se ndaj tyre është ushtruar diskriminim për një nga shkaqet e përmendura në nenin 1 të ‘Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi’, mund të paraqesin kërkesëpadi përpara gjykatës kompetente sipas përcaktimeve të Kodit të Procedurës Civile për dëmshpërblim sipas ligjit ose, sipas rastit, të kryejnë kallëzimin përpara organeve kompetente për ndjekje penale.