NOW LOADING
Text Size
  • A
  • A
  • A
Color
  • C
  • C
  • C
  • C

Konventa për të Drejtat e Personave e Aftësi të Kufizuara

KDPAK përveç se kërkon zbatimin e aksesueshmërisë në të gjitha fushat, për të drejtat civile dhe
politike, ekonomike, sociale dhe kulturore, nuk bën dallim mes sektorit publik dhe privat, por
vendos mbi të gjithë detyrimin, kërkon vendosjen e standardeve minimale dhe hartimin e
udhëzuesve për eliminimin e barrierave në të gjitha fushat e sipërpërmendura, si dhe trajnimin e
stafit.

Konventa për të Drejtat e Personave e Aftësi të Kufizuara

KDPAK liston disa forma dhe formate të cilat mund të konsiderohen si disa nga mënyrat për të
siguruar aksesueshmërinë. Këto janë:

  • ndërtesat dhe mjete të tjera të hapura për publikun;
  • shenja në Braille dhe në një formë lehtësisht të lexueshme dhe të kuptueshme;
  • forma asistence të drejtpërdrejta dhe të ndërmjetme, përfshirë udhëzues, lexues dhe
    përkthyes profesionalë të gjuhës së shenjave, për të lehtësuar hyrjen në ndërtesa dhe
    mjete të tjera të hapura për publikun;
  • forma të tjera të përshtatshme asistence dhe mbështetjeje për personat me aftësi të
    kufizuara për të siguruar që atyre t’u mundësohet informacioni;
  • mundësimin e informacionit të ri dhe sistemet e teknologjitë e reja të komunikimit për
    personat me aftësi të kufizuara, përfshirë dhe internetin.

Konventa për të Drejtat e Personave e Aftësi të Kufizuara

Aksesueshmëria nuk ka një përkufizim në KDPAK por qartazi, si parim, aksesueshmëria është e
vetmja mënyrë praktike për zbatimin e të drejtave si punësimi, arsimi, jetesa e pavarur, pjesëmarrja në jetën politike apo publike e të tjera. Ndërkohë një koncept shumë i rëndësishëm
që shfaqet edhe në konventë është ai i projektimit universal.
Sipas KDPAK, “Projektim universal” do të thotë projektim i mallrave, mjedisit, programeve dhe
shërbimeve për t’i bërë të përdorshme për të gjithë njerëzit, në masën më të madhe të mundshme,
pa pasur nevojë për përshtatje apo projektim të veçantë.

Konventa për të Drejtat e Personave e Aftësi të Kufizuara

Por duhet mbajtur në vëmendje, që projektimi universal nuk duhet të përjashtojë pajisjet
ndihmëse për grupe të veçanta të personave me aftësi të kufizuara, kur është e nevojshme.
Projektimi universal është një filozofi e projektimit me shpejtësi që ka rrënjët e saj në historinë e
projektimit pa pengesa që në vitet 1980 dhe 1990.
Ndërsa fokusi i projektimit pa pengesa kishte të bënte vetëm me sigurimin e lehtësirave të
përshtatshme për personat me aftësi të kufizuara, projektimi universal ka një qasje shumë më të
gjerë bazuar në marrjen parasysh të karakteristikave të larmishme të popullatës në tërësi.