NOW LOADING
Text Size
  • A
  • A
  • A
Color
  • C
  • C
  • C
  • C

Persona që nuk flasin ose kanë vështirësi në të folur

  • Kur flisni me persona që nuk flasin ose kanë vështirësi në të folur duhet t’i kushtoni vëmendje bisedës me ta. Mos i ndërprisni dhe mos u përpiqni të mbaroni fjalitë e tyre Nëse nuk kuptoni, kërkojini që të përsërisë fjalitë.
  • Nëse nuk jeni të sigurtë nëse e keni kuptuar personin, përsërisni fjalitë në mënyrë që të konfirmoni. Nëse nuk e kuptoni sërish, sugjeroni që ta shkruajë ose sugjeroni një formë tjetër.
  • Një mjedis i qetë garanton një komunikim më të mirë. Mos bëni shaka me aftësinë e kufizuar në të folur të personit.