NOW LOADING
Text Size
  • A
  • A
  • A
Color
  • C
  • C
  • C
  • C

Për personat me karrige me rrota ose me probleme të tjera fizike

Personat që përdorin karrigen me rrota kanë përshkallëzime të ndryshme të aftësisë së kufizuar. Disa prej tyre mund të ngrihen vetë nga karrigia dhe të zhvendosen për distanca të shkurtra. Disa të tjerë nuk mund të lëvizin fare, ose mund të kenë vështirësi me lëvizjen një krahu apo dore, apo edhe të dy njësive të sipërme.

  • Nuk duhet të prekni karrigen, të mbështeteni tek ajo, ose të varni një qese apo xhaketë.

  • Mos e shtyni apo lëvizni karrigen (pa leje) pasi ajo është pjesë e hapësirës personale.

  • Nëse shtyni karrigen, apo përpiqeni të ndihmoni personin (pa udhëzime) duke bërë manovra me karrigen, mund ta dëmtoni më shumë karrigen apo edhe personin.

  • Kur shihni që korridoret, rampat apo kalime të ndryshme janë të bllokuara nga mjete apo sende të ndryshme, duhet t’i lironi ose të thërrisni personat e duhur për t’i liruar, që personat në karrige me rrota të lëvizin lirisht.

  • Kini parasysh të ndihmoni personat me aftësi të kufizuara, duke pasur gjithmonë në vëmendje që ata shpeshherë e kanë të pamundur të arrijnë sende dhe objekte që dëshirojnë të përdorin, duke i afruar këto sende pranë tyre.

Për personat me karrige me rrota ose me probleme të tjera fizike

  • Kur bashkëbisedoni me një person me aftësi të kufizuara, aty ku është e mundur dhe kryesisht kur këto biseda janë të gjata, merrni një karrige dhe pozicionohuni përballë personit, në lartësi të ngjashme me të.
    Nëse kjo nuk është e mundur, mbani një largësi të caktuar nga personi (jo shumë afër) në mënyrë që personi mos të lodhet apo sforcohet për t’ju parë në sy apo biseduar me ju.

  • Nëse jepni shërbimet dhe banaku i sportelit apo recepsionit është shumë i lartë, duhet të dilni përpara tij dhe të shërbeni personin në këmbë. Për lehtësi duhet të keni një mbështetëse të dokumenteve, nëse personit me karrige me rrota i duhet të firmosë.

  • Nëse ndërtesa ka disa hyrje ose dalje, korridore apo rrugë, duhet të ketë shenja të vendosura, ose duhet t’i shpjegohet personit që përdor karrigen me rrota (ose atyre që përdorin paterica apo bastun) ato pjesë që janë të aksesueshme. Stafi, si për shembull rojet apo recepsionistët duhet të dinë ku janë ashensorët apo rrugët më të lehta për të arritur destinacionin.

  • Personat që përdorin paterica apo bastun mund të humbasin ekuilibrin nëse i kapni për krahu, prandaj duhet të shmangen veprime të tilla.

  • Mos i kërkoni personave që janë në karrige me rrota, apo që përdorin paterica ose shkop t’ju mbajnë sende.

Për personat me karrige me rrota ose me probleme të tjera fizike

  • Kur dyshemeja është e lagët apo përbën rrezik rënieje, duhet të ketë një shenjë paralajmëruese, pasi për personat me aftësi të kufizuar rreziku për rënie apo rrëzim është më i lartë.

  • Duhet të mbajmë në vëmendje gjithashtu që personat të cilët nuk përdorin karrigen me rrota, shkopin apo patericat, mund të kenë probleme me zemrën apo të tjera, të cilat i shkaktojnë atyre probleme në lëvizje, sidomos për distanca të gjata. Në raste tilla, ndërtesat, si për shembull në institucione të mëdha, muze, biblioteka, hotele apo të tjera, duhet të kenë stola apo mundësi për t’u ulur ndenjur dhe për të pushuar.

  • Disa persona mund të kenë probleme të lëvizshmërisë së duarve, kyçeve apo krahëve. Për këto raste duhet të jini të gatshëm të ofroni ndihmë për të kapur sende të caktuara, për t’i afruar ato, të hapni dyert apo t’i ndihmoni të përdorin pajisje të ndryshme.

Për personat me karrige me rrota ose me probleme të tjera fizike