NOW LOADING
Text Size
  • A
  • A
  • A
Color
  • C
  • C
  • C
  • C

Ngritje kapacitetesh mbi “Planin Kombëtar të veprimit të PAK 2016-2020”

Në kuadër të projektit “Forcimi i kapaciteteve të shoqërisë civile për zbatimin e të drejtave të njerëzve me aftësi të kufizuara në Shqipëri” World Vizion”, “Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara” (ADRF) dhe “Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Personave me Aftësitë Kufizuar” (MEDPAK) realizoi katër ditë trajnimi në rajonet Korçë, Berat, Lezhë dhe Dibër me qëllim “Vlerësimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Aftësinë e Kufizuar në nivel lokal dhe krijimi i kapaciteteve për përdorimin e indeksit/mekanizmit të monitorimit me efektivitet nga Organizatat e Shoqërisë Civile (OShC)”.
Këto ditë trajnimi kanë si qëllim mbledhjen e dhëna mbi zbatimin e planit të veprimit bazuar mbi njohuritë, perceptimin dhe eksperiencat e pjesëmarrësve dhe njëkohësisht të rrisë kapacitet e OSHC-ve, personave aktiv me aftësi të kufizuara dhe familjarëve të tyre, për të administruar indeksin e monitorimit me qëllim përdorimin e tij edhe në faza të tjera të zbatimit të NDAP-it.

Ditët e trajnimit u organizuan si më poshtë:
Berati në datë 19 Nëntor 2018
Korça në datë 13 Dhjetor 2018
Dibra 17 Dhjetor 2018
Lezha 20 Dhjetor 2018