NOW LOADING
Text Size
  • A
  • A
  • A
Color
  • C
  • C
  • C
  • C

Historia e modeleve

Ky model është zhvilluar gjatë 150 viteve të fundit dhe është modeli më i përhapur.

Ky model e vendos fajin për pamundësinë e pjesëmarrjes në shoqëri tek personat me aftësi të kufizuar, te gjendja e tyre mjekësore. Sipas këtij modeli, aftësia e kufizuar i përket vetëm personit, dhe çdo vështirësi që personi mund të hasë, duhet ta zgjidhë vetë në mënyrë individuale, ai duhet t’i përshtatet mjedisit dhe të përpiqet t’i tejkalojë vetë barrierat.

Historia e modeleve

Si rezultat, ky model kërkon që personat të kurohen, të rregullohen, në mënyrë që të ‘normalizohen’ose të jenë si ‘njerëz normal’. Në këtë model rolin thelbësor në përcaktimin e aftësisë së kufizuar e kanë mjekët. Ky model, në disa raste, bazohet vetëm tek ekzistenca e një diagnose, e cila duhet të certifikohet nga grup mjekësh (siç është KMCAP) për të përfituar pagesa, shërbime apo përfitime të tjera. Modeli, në disa raste të tjera, bazohet në përcaktimin e shkallës së funksionimit të personit si pasoje e gjendjes mjekësore. Pra, bazohet mbi atë çfarë kufizimesh shkakton gjendja mjekësore tek personi.

Modeli mjekësor kritikohet pikërisht pasi merr në konsideratë vetëm gjendjet mjekësore dhe nuk merr në konsideratë faktorët mjedisorë dhe shoqërorë, të cilët pengojnë personi me aftësi të kufizuara për të marrrë pjesë në fusha të ndryshme.

Shembuj

Një person me aftësi të kufizuara në lëvizje, për shkak të mungesës së transportit të përshtatur, rrugëve të përshtatura, mungesës së një mjeti ndihmës për të levizur nuk shkon në shkollë, nuk voton ose nuk punon. Aftësia e kufizuar nuk është arsyeja kryesore e pamundësisë së tij për të ushtruar këto të drejta, por ambjenti i papërshtatur.

Një person që ka epilepsi nuk punësohet shpeshherë për arsye të frikës, mungesës së informacionit nga ana e punëdhënësit, ndërsa personat me epilepsi mund të kryejnë punët, sigurisht duke pasur kualifikimet e përshtatshme për pozicionin e punës dhe epilesia nuk përbën një gjendje mjekësore që pamundëson punësimin e tij.