NOW LOADING
Text Size
  • A
  • A
  • A
Color
  • C
  • C
  • C
  • C

Rreth MEDPAK

KUSH ËSHTË MEDPAK? MEDPAK ka filluar veprimtarinë e saj që nga marsi i vitit 1993 në Librazhd, si shoqatë e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Më 6 mars 2006, me vendimin nr.1620 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u kthye nga një shoqatë lokale në një me nivel kombëtar, i cila zgjeroi veprimtarinë e saj në të gjithë Shqipërinë përmes degëve dhe projekteve të vogla.

MISIONI YNE: Organizata MEDPAK, është një organizatë humanitare jofitimprurëse (OJF) në baza vullnetare, e cila është e fokusuar në mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara përmes: Njohjes dhe zbatimit të akteve ligjore dhe nënligjore, trajnimi dhe ngritja e kapaciteteve të anëtarëve të tij dhe të tjerëve, rritja e ndërgjegjes së komunitetit për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, lobim për aprovimin dhe zbatimin e ligjit, qasje të barabartë në shërbime, me qëllimin përfundimtar, përmirësimi i standardeve të jetës së personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre.

VIZIONI YNE: Të ndryshme nga nevojat, të barabarta në të drejta.

MEDPAK vepron përmes programeve të zbatimit të mbështetura kryesisht nga donatorë të huaj dhe vendas, si dhe nëpërmjet marrëdhënieve të partneritetit të krijuar me institucionet e qeverisjes vendore dhe qendrore.

MEDPAK po kontribuon në mënyrë aktive me Grupin e Avokimit të iniciuar nga FSHDPAK (Fondacioni Shqiptar i Personave me Aftësi të Kufizuara), dhe Koalicioni për Aftësinë e Kufizuar dhe Zhvillimin dhe është anëtare e Koalicionit për Arsim.

MEDPAK është e njohur dhe aktivisht e angazhuar në ndryshimet socio-ekonomike të legjislacionit, duke pasur zërin e saj në mbrojtje të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara. Disa nga këto ndryshime janë: a) Strategjia Kombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara e miratuar, Strategjia e Shërbimeve të Reja Sociale; b) standardet e miratuara të shërbimeve sociale; c) Ligji arsimor parauniversitar, etj.

Jemi certifikuar nga IZHA (Instituti i Zhvillimit të Arsimit) për të ofruar trajnime me kredi për specialistët lidhur me temat për punën me fëmijët me aftësi të kufizuara ose vështirësitë në të mësuar.

 

Adress: Str. “Sh. Ishmi”, Pall. 38, Shk. 1, Apt. 2, Tirane

tel: +355 682578002

E-mail: info@medpak.org

www.medpak.org