NOW LOADING
Text Size
  • A
  • A
  • A
Color
  • C
  • C
  • C
  • C

Shërbime të informimit dhe ndihmë ligjore parësore për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre në Shqipëri përmes platformës online, www.platforma-pak.al

Ne kuadrin e projektit:“Reagim përfshirës për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre në Shqipëri për COVID-19 – Shërbime të informimit dhe ndihmë ligjore parësore për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre në Shqipëri”, platforma (www.platforma-pak.al ) po pasurohet me:

  • Informacion të përditësuar ligjor. Një buletin ligjor 1(nje) herë në tre muaj do të ofrojë informacion të përditësuar mbi politikat, legjislacionin/ ligje, akte nenligjore, udhëzime;
  • Guida/ udhëzues, shpjegues të ligjeve apo akteve nënligjore;
  • Infomacion mbi studime, botime të ndryshme në nivel kombëtar e ndërkombëtar me fokus aftësinë e kufizuar;
  • Informacion mbi shërbimet, në 14 bashkitë ku po zbatohet projekti;
  • Ndihmë ligjore parësore falas. Platforma është interaktive dhe ju mund ti drejtoni pyetjet tuaja juristes së Fondacionit për problematika ligjore dhe administrative. Pyetjet për juristin mund ti dërgoni me mesazh edhe ne facebook-un e Fondacionit: Fshdpak adrf Facebook; ose Albanian Disability Rights Foundation facebook; ose me e-mail ne adresat: albsid@yahoo.com; adrf@albmail.com;

Projekti “ Shërbime të informimit dhe ndihmë ligjore parësore për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre në Shqipëri “ zbatohet ne kuadrin e programit “Përgjigje gjithëpërfshirëse ndaj #COVID19 për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre” qe World Vision, me mbeshtetjen e Bashkimi Evropian ne Shqiperi, po zbaton ne partneritet me 6 organizata qe punojne ne fushen e aftesise se kufizuara, ADRF, MEDPAK, DSA, ANAD, Help the Life dhe Together for Life.

 

Informacion i perditësuar ligjor per aftesine e kufizuar

 

Botime, studime për aftësinë e kufizuar

 

Guida shpjeguese të ligjeve apo akteve nënligjore që lidhen me aftësinë e kufizuar