- A
- A
- A
Personat me aftësi të kufizuara, përfshirë personat me shikim dhe dëgjim të dëmtuar dhe personat me aftësi të kufizuara intelektuale, në shumë vende po humbin informacionin jetik për Covid-19 (koronavirus) për shkak të mungesës së tij në formate të aksesueshme për ta.
FSHDPAK, me mbështetjen e Ballkan Trust for Democracy, në kuadrin e Projektit COVID-19 -Reagim Përfshirës për Aftësinë e Kufizuar- ka krijuar një platformë në internet kushtuar aftësisë së kufizuar dhe COVID-19, për të siguruar shpërndarjen e informacionit të duhur , të përditësuar dhe në formate të arritshme për personat me aftësi të kufizuara. Platforma në internet, do të lidhet me Mediat e tjera sociale, si face book dhe do të jetë interaktive. Një ekip profesionistësh, do të jenë në dispozicion për të ofruar informacion të vazhdueshëm dhe për të dhënë përgjigje për çdo pyetje të ngritur nga personat me aftësi të kufizuara, anëtarët e familjes së tyre, kujdestarët dhe ofruesit e shërbimeve të aftësisë së kufizuar, pyetje në lidhje me shëndetin, çështjet ekonomike dhe sociale në lidhje me COVID -19 dhe pasojat e tij tek personat me aftësi të kufizuara.
për më shumë klikoni linkun