NOW LOADING
Text Size
  • A
  • A
  • A
Color
  • C
  • C
  • C
  • C

Logo

 

Për të gjitha personat me aftësi të kufizuara, Fondacioni shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara do të ofrojë ndihmë juridike parësore falas.

Si të kërkoni informacion dhe ndihmë juridike parësore pranë ADRF-së ?

Nëse ndodheni në një situate të vështirë dhe ju nevojiten këshilla ligjore apo përfaqësim në organet administrative mund të na kontaktoni për informacion dhe ndihmë juridike falas e cila konsiston në:

  • Dhënia e informacionit në lidhje me kuadrin kushtetues dhe ligjor të Republikës së Shqipërisë;
  • Dhënia e ndihmës në hartimin dhe plotësimin e kërkesave, aplikimeve, formularëve, ankesave etj;
  • Dhënia e këshillimit ligjor mbi çështje juridike të natyrës civile, penale, administrative, familjare etj;
  • Dhënia e informacionit në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e individëve, si dhe ushtrimin e këtyre të drejtave, në procesin administrativ apo atë gjyqësor;
  • Dhënia e këshillimit ligjor mbi mjetet për zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve me natyrë ligjore;
  • Dhënia e të gjitha formave të tjera të mbështetjes së nevojshme juridike përfshirë edhe edukimin ligjor të publikut.

Ju mund të na kontaktoni në këtë faqe interneti:

https://platforma-pak.al/

Hapat që do të ndiqni janë:

Hapi 1.
Klikoni ose shtypni në krahun tuaj të djathtë:

NDIHMË JURIDIKE PARËSORE DHE INFORMACION PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA PËR TË MARRË SHËRBIME.

Këtu shkruani, emrin te “Emri”, emailin tuaj tek “E-mail”, temën per çfarë na shkruani tek “Subjekti”, ndërsa tek “Mesazhi” shpjegoni situatën dhe bëni pyetjen. Në fund klikoni “Kontakto”dhe mesazhi juaj dërgohet.

b) Kontaktoni me Whatsapp
Pasi klikoni në ikonën e Whatsapp, do t’ju hapet në një faqe të re komunikimi:
Këtu mund të merrni numrin dhe të shkruani nga Whasapp nga celulari, ose mund të merrni aplikacionin e Whatsapp për kompjuter dhe të komunikoni nga kompjuteri.

c) Kontaktoni me Facebook
Klikoni në ikonën e Facebook dhe do t’ju hapet në një dritare tjetër faqja e ADRF-së (Albanian Disability Rights Foundation) në Facebook. Aty mund të shkruani mesazhin tuaj.

Ndihma ofrohet në kuader te projektit “Qasje gjithëpërfshirëse për të garantuar akses të barabartë në drejtësi për personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri”, financuar nga Bashkimi Evropian.

Ju lutem plotesoni formen si me poshte, qe juristi t’ju kontaktoje ose shkruani ne adresen: info@adrf.al ose kontaktoni ne Whatsapp:+35567 606 0727, ose ne Facebook: Albanian Disability Rights Foundation

Shiko broshurën

Na kontaktoni ne email

Na kontaktoni ne whatsapp

Na kontaktoni ne facebook