03 Jun Cfare eshte platforma on-line?
Në kuadër të projektit “Forcimi i kapaciteteve të shoqërisë civile për zbatimin e të drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuar në Shqipëri” që po zbatohet nga World Vision Shqipëri (WV), në bashkëpunim me “Fondacionin Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara” (ADRF) dhe me organizatën “Mbrojtja e të Drejtave të Personave me Aftësi të kufizuara” (MEDPAK), me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian (BE), është ndërtuar një platformë on-line (www.platforma-pak.al) e cila ka për qëllim rritjen e njohurive dhe të kapaciteteve të stafeve të institucioneve, organizatave të shoqërisë civile, personave me aftësi të kufizuara, si dhe shoqërisë në tërësi mbi çështje të aftësisë së kufizuar dhe barazisë.
Platforma synon që përmes rritjes së njohurive dhe kapaciteteve, duke u fokusuar edhe në detyrimet që parashikojnë ligjet, politikat, rregullat e etikës të nxisë:
(i) komunikimin efektiv mes institucioneve dhe personave me aftësi të kufizuara;
(ii) të nxisë institucionet dhe personat që të përmirësojnë praktikat e tyre;
(iii) të nxisë institucionet që të marrin masat e nevojshme për sigurimin e aksesueshmërisë përmes zbatimit të legjislacionit.