03 Jun Cikël trajnimesh
Për të aftësuar shoqërinë civile dhe organizatat që punojnë për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, “World Vizion”, “Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara” (ADRF) dhe “Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Personave me Aftësitë Kufizuar” (MEDPAK), në kuadër të projektit “Forcimi i kapaciteteve të shoqërisë civile për zbatimin e të drejtave të njerëzve me aftësi të kufizuara në Shqipëri”, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian (BE), ka realizuar në rajonet Korçë, Berat, Lezhë dhe Dibër një cikël të plotë trajnimi, prej 6 ditësh, në fushat: Manaxhim organizativ, manaxhim programi, monitorim, vlerësim dhe raportim, ofrimi i njohurve mbi të drejtat dhe shërbimet për personat me aftësi të kufizuara, mbi gjithëpërfshirjen e problematikës së aftësisë së kufizuar, si dhe njohuri mbi mënyrat e avokatisë, lobimit dhe rrjetëzimit.
Në këto ditë trajnimi në të katër rajonet e targetuara morën pjesë 99 pjesëmarrës, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, që përfaqësonin shoqata që punojnë në fushën e aftësisë të kufizuar, në fushën humanitare, ofrues shërbimesh, rrjetëzime prindërish, si dhe persona me aftësi të kufizuar.
Cikli i trajnimeve për secilin rajon u realizua si më poshtë:
Korça në datat 20 – 27 Qershor 2018
Berati 10-12 Korrik 2018 dhe 4-7 Shtator 2018
Lezha 17 – 19 Korrik 2018 dhe 10-12 Shtator 2018
Dibra 24-26 Korrik 2018 dhe 24-26 Shtator 2018