NOW LOADING
Text Size
  • A
  • A
  • A
Color
  • C
  • C
  • C
  • C

Si është e organizuar platforma?

I. E- TRAJNIM
E-trajnimi mund të përdoret nga stafet e institucioneve, organizatat, personat me aftësi të kufizuara apo edhe persona të tjerë juridike dhe fizikë, privatë në mënyrë të pavarur. E-trajnimi është konceptuar si një trajnim ndërveprues, i shoqëruar me shembuj konkretë, ushtrime, video dhe foto. Personat mund ta kryejnë trajnimin individualisht.
Në këtë hapësirë do të gjeni informacion mbi:
i) të dhëna rreth personave me aftësi të kufizuar;
ii) terminologjinë, barierrat, modelet e aftësisë së kufizuar dhe fjalorth;
iii) rregullat e etikës;
iv) legjislacionin që rregullon çështjet e barazisë;
v) legjislacionin që rregullon çështjet e aksesueshmërisë.

II. E- BIBLOTEKË
Bibloteka përmban:
i) legjislacionin bazë që mbulon fushat e aksesueshmërisë, arsimit, punësimit profesional, pjesëmarrjes në jetën politike dhe publike, shërbimet shoqërore dhe shëndetësore;
ii) dokumente politike në fushën e aftësisë së kufizuar;
iii) informacione dhe botime të prodhuara në kuadër të këtij projekti.

Për më shumë informacion mbi përdorimin e kësaj platforme, ju ftojmë të ndiqni videon sqaruese në këtë adresë www.platforma-pak.al