03 Jun Plani kombëtar i veprimit
Në datat 20-25 Shkurt 2019 WorldVizion, ADRF dhe MEDPAK, në kuadër të projektit “Forcimi i kapaciteteve të shoqërisë civile për zbatimin e të drejtave të njerëzve me aftësi të kufizuara në Shqipëri” me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian (BE), realizuan në qytetet Lezhës, Dibrës, Korçës dhe Beratit, tryeza të rrumbullakëta për prezantimin dhe validimin e gjetjeve dhe rekomandimet të Draft raportit për monitorimin e “Planit Kombëtar të Veprimit për Aftësinë e Kufizuar në nivel lokal”.
Pjesë e këtyre takimeve ishin Organizata të Shoqërisë Civile, Organizata që veprojnë për/dhe me personat me aftësi të kufizuara, si dhe aktivistë me aftësi të kufizuara në nivel lokal, të cilët janë bërë pjesë e rrjeteve që partneriteti i tre organizatave ka krijuar në këto katër rajone të targetuara.