Kjo hapësirë i është dedikuar platformës online, e cila është e organizuar në formën e një moduli trajnimi (E-Trajnim) që ka për qëllim rritjen e njohurive dhe të kapaciteteve të stafeve të institucioneve, organizatave të shoqërisë civile, personave me aftësi të kufizuara, si dhe shoqërisë në tërësi mbi çështje të aftësisë së kufizuar dhe barazisë.
E-trajnimi mund të përdoret nga stafet e institucioneve, organizatat, personat me aftësi të kufizuara apo edhe persona të tjerë juridike dhe fizikë, privatë në mënyrë të pavarur.
E-trajnimi është konceptuar si një trajnim ndërveprues, i shoqëruar me shembuj konkretë, ushtrime, video dhe foto. Personat mund ta kryejnë trajnimin individualisht.
Në këtë hapësirë do të gjeni informacion mbi:
i) Të dhëna rreth personave me aftësi të kufizuar
ii) Terminologjinë, barierrat, modelet e aftësisë së kufizuar dhe fjalorth
iii) Rregullat e etikës
iv) Legjislacionin që rregullon çështjet e barazisë
v) Legjislacionin që rregullon çështjet e aksesueshmërisë
Pjesë e kësaj platforme është edhe një bibliotekë online e cila shërben si qendër burimore për legjislacionin dhe politikat mbi personat me aftësi të kufizuara.
Platforma është e aksesueshme lehtësisht nga të gjithë dhe përmban të gjitha elementet e aksesueshmërisë për personat që kanë aftësi të kufizuara të ndryshme.
Për mënyrën si ta përdorni këtë modul online, ndiqni videon e tutoriale ose lexoni fletëpalosjen e përgatitur për këtë qëllim.