NOW LOADING
Text Size
  • A
  • A
  • A
Color
  • C
  • C
  • C
  • C

Barazia

Barazi do të thotë që çdo njeri të ketë mundësi të barabarta për t’u zhvilluar në të gjitha aspektet e jetës.

Barazi do të thotë që asnjeri të mos trajtohet ndryshe nga tjerët, në mënyrë më pak të favorshme për shkak të racës, aftësisë së kufizuar, gjinisë, orientimit seksual, etnisë, moshës e të tjera karakteristika.

Barazia

Në kuptimin e saj më të thjeshtë, fjala ‘barazi’ mund të përkufizohet si kuptim ‘i njëjtë me,’ ‘ekuivalent’ ose ‘identik’. Por kur flitet për barazinë mes njerëzve, termi nuk ka për qëllim të thotë që të gjithë njerëzit janë identikë ose njësoj me njëri tjetrin, pasi kjo nuk mund të ndodhë. Në kontekstin e të drejtave të njeriut, ‘barazia’ përdoret për të nënkuptuar se jemi të gjithë të njëjtë në një mënyrë themelore, pavarësisht nga dallimet tona, ne të gjithë kemi vlera të natyrshme. Ne të gjithë kemi të drejta të barabarta thjesht sepse jemi njerëz dhe veçoritë që na bëjnë të ndryshëm nuk duhet të na bëjnë ‘superiorë’ ose ‘inferiorë’ sa i përket të drejtave. Kur vihet në praktikë, parimi i barazisë kërkon, pra, çdo individ dhe shoqëri në të cilën ata jetojnë për të vlerësuar dhe dhe akomoduar dallimet apo ndryshimet, duke përfshirë edhe aftësinë e kufizuar.

Megjithatë, duhet të mbajmë parasysh që barazi nuk do të thotë gjithmonë të trajtosh të gjithë njerëzit në mënyrë të barabartë.

Barazi nënkupton edhe që që të trajtosh disa persona ose grupe personash duke adresuar nevojat e secilit në mënyrë që ata të jenë të pavarur dhe t’ia arrijnë të kenë mundësi të barabarta.

Situata

Fëmijët me aftësi të kufizuara, në mënyrë që të trajtohen në mënyrë të barabartë në shkolla përmes mundësive të barabarta, nevojitet që të kenë mjete të përshtatur për mësimin, mësues mbështetës dhe akses të përshtatur në informacion. Edhe pse për disa njerëz këto masa mund të duken si më të favorshme, ato nuk janë të tilla. Ato janë vetëm masa të cilat i japin efektivisht mundësi të barabarta fëmijëve me aftësi të kufizuara me fëmijë pa aftësi të kufizuara. Nga ana tjetër, edhe fëmijët pa aftësi të kufizuara mund të kenë disa nevoja të ndryshme nga të tjerët, plotësimi i të cilave i jep atyre mundësi për të përmbushur potencialin maksimal të tyre. Në thelb, çdo person duhet të trajtohet në mënyrë të barabartë, duke i dhënë mundësi të barabarta. Këto mundësi mund të jepen vetëm atëherë kur njohim nevojat e tyre për të tejkaluar pengesat apo vështirësitë që ata hasin.

Barazia

Mënyra më e mirë për të kuptuar diskriminimin ndaj personave me aftësi të kufizuara është që të kujtojmë situatat kur ne vetë jemi ndjerë të përjashtuar apo të veçuar për arsye të ndryshme.

Të ‘diskriminosh’ do të thotë të ‘dallosh’, ose ‘të trajtosh ndryshe’ dhe nuk tingëllon si diçka negative apo pozitive. Megjithatë, termi merr një kuptim negativ kur përdoret për të përshkruar se si njerëzit trajtojnë njëri-tjetrin. Të thuash që dikush është ‘diskriminuar’ zakonisht do të thotë se ata jo vetëm që janë trajtuar ndryshe, por edhe padrejtësisht. Ky trajtim i padrejtë mund të jetë i drejtëpërdrejtë siç është një ligj që diskriminon shprehimisht personat me aftësi të kufizuara, ose mund të ndodhë në një mënyrë më të fshehur, si p.sh. kur një rregull në dukje është neutral, por në fakt mund të ndikojë negativisht tek njerëzit me aftësi të kufizuara.

Barazia

Ka disa lloje qasjesh ndaj barazizë:

E para shpesh quhet ‘barazi formale’ dhe ndodh kur ligjet ose politikat kërkojnë që grupe të ndryshme njerëzish të trajtohen njësoj, për shembull duke thënë që nuk duhet të diskriminohen. Megjithëse një qasje e tillë duket e logjikshme dhe sigurisht që ka një rol të rëndësishëm për arritjen e baraisë, ajo nuk është e mjaftueshme që personat me aftësi të kufizuara ose grupe të tjera të gëzojnë barazi të vërtetë. Në disa raste duhet të ndërmerren hapa shtesë për të marrë parasysh rrethanat e ndryshme me të cilat ballafaqohen personat me aftësi të kufizuara për të adresuar barrierat artificiale për përfshirjen e tyre që janë krijuar nga shoqëria. Për shembull, detyrimi për personat me aftësi të kufizuara për t’u trajtuar në të njëjtën mënyrë si personat e tjerë nuk do të jetë efektiv për heqjen e pengesave fizike, të komunikimit dhe të qëndrimit.

Barazia

Një tjetër qasje ndaj barazisë është ajo që shpesh quhet ‘barazi në mundësi’. Kjo qasje pranon që njerëzit mund të përballen me kufizime në jetën e tyre, kufizime që rezultojnë nga faktorë dhe rrethana tërësisht jashtë kontrollit të tyre, siç janë raca, gjinia, aftësia e kufizuar dhe statusi shoqëror. Këta faktorë të vetëm, dhe në kombinim me pengesat e qëndrimeve dhe të tjera, mund ta bëjnë të pamundur që personat me aftësi të kufizuara të jetojnë ashtu siç dëshirojnë dhe të kontribuojnë në shoqëri ashtu siç dëshirojnë. Sigurimi i barazisë kërkon që të ndërmerren veprime specifike për të lëvizur përtej barazisë formale dhe për të siguruar që njerëzit me aftësi të kufizuara të gëzojnë të njëjtat mundësi si njerëzit e tjerë. Veprime të tilla mund të përfshijnë sigurimin e aksesit në transport, luftën kundër stereotipeve dhe qëndrimeve që çojnë në diskriminim kundër personave me aftësi të kufizuara dhe sigurimin e përshtatjeve të arsyeshme në arsim, punësim e të tjera.

Barazia

Qasja e tretë është ‘barazia de facto’. Kjo qasje synon të sigurojë barazi në rezultate dhe jo vetëm barazinë e mundësive, pasi thjesht pohimet se njerëzit janë ‘të barabartë’ zakonisht nuk janë të mjaftueshme për t’i bërë ata kështu. Me fjalë të tjera, ‘barazia de facto’ e sheh çdo person si të barabartë të drejtën e gëzimit të plotë të të drejtave të tyre, pavarësisht nga kontributi i tyre aktual ose kapaciteti për të kontribuar në shoqëri.

Megjithëse qasja e dytë, ajo e barazisë së mundësive është zakonisht e mjaftueshme për të siguruar që shumica e personave me aftësi të kufizuara janë në gjendje të gëzojnë të drejtat e tyre, një angazhim shtesë nga shteti për të arritur barazinë faktike mund të jetë një ndihmë e madhe për të siguruar zbatimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara. Për shembull, sigurimi që personat me aftësi të kufizuara nuk diskriminohen nga punëdhënësit mund të mos jetë i mjaftueshëm për të siguruar që personat me aftësi të kufizuara të gëzojnë të drejtën për të punuar, nëse ata nuk janë të kualifikuar për punën. Kështu, për të siguruar ‘de facto’ barazinë në punësim, mund të jetë e nevojshme që shteti të ofrojnë mundësi trajnimi për personat me aftësi të kufizuara në mënyrë që ata të mund të konkurrojnë më lehtë ndaj aplikuesve të tjerë të punës.

Barazia

Modiskriminimi nuk nënkupton gjithmonë që shteti apo individë nuk duhet të trajtojnë njerëzit ndryshe (përveç rasteve që përmendëm më lart, ku nevojitet trajtimin ndryshe për të adresuar specifikat). Kjo ndodh për shkak se parimet e mosdiskriminimit dhe barazisë ndërveprojnë me njëri-tjetrin. Për shembull, diskriminimi historik dhe afatgjatë ndaj personave me aftësi të kufizuara ka passjellë që komuniteti i personave me aftësi të kufizuara të mos gëzojnë barazi të plotë me njerëzit e tjerë. Në mënyrë që kjo situatë të ‘përmbyset’ ose të përmirësohet, duhet të tëndërmarren veprime që njihen në vende dhe kontekste të ndryshme si ‘veprime pozitive’, ose në zhargon ‘diskriminim pozitiv’. Pavarëissht se si ato janë etiketuar, objektivi i këtyre veprimeve është arritja e barazisë dhe shpesh e bëjnë këtë duke trajtuar personat me aftësi të kufizuara në një mënyrë më të favorshme që u jep atyre një avantazh. I tillë është për shembull Ligji për Nxitjen e Punësimit, ku kërkohet që në çdo 25 persona, personi i 26 duhet të jetë person me aftësi të kufizuara. Pra, qartësisht i jepet avantazh personave me aftësi të kufizuara. Shpesh, personat me aftësi të kufizuara mund të marrin më shumë pushime gjatë ditës. Këto trajtime, edhe pse të ndryshme, nuk mund të konsiderohen diskriminim. Pasi në thelb synojnë të vendosin barazinë e munguar historikisht.

Barazia

Diversitet do të thotë ‘e ndryshme’. Kur përdoret së bashku me konceptin e barazisë, do të thotë të vlerësosh të ndryshmen, në grupe apo individë. Diversiteti përfshi pranimin e personit tjetër dhe respektin. Kjo do të thotë që të dimë që çdo person është unik dhe që të gjithë jemi të ndryshëm. Këto ndryshime mund të kenë të bëjnë me racën, gjininë, aftësinë e kufizuar, statusin social dhe ekonomik, ideologjinë, politikën e të tjera. Pranimi i diversitetit do të thotë eksplorim i këtyre ndryshimeve, në një mënyrë të sigurtë, paqësore dhe në një kontekst pozitiv. Respektimi i diversitetit shkon përtej tolerimit të tjerëve dhe kërkon që diversiteti të pranohet dhe festohet si pjesë e natyrës njerëzore.