NOW LOADING
Text Size
  • A
  • A
  • A
Color
  • C
  • C
  • C
  • C

BARRIERAT

Barrierat fizike

Barrierat fizike janë barrierat e para për të cilat mendojnë njerëzit. Shkallët, mungesa e ashensorit, kthesa apo pengesa në tortuare, dyer të ngushta, janë disa shembuj të barrierave. Duhet mbajtur në vëmendje që barrierat fizike janë vetëm një nga llojet e barrierave.

 

Barrierat në komunikim

Mungesa e njohjes së gjuhës së shenjave, mosdhënia e kohës së mjaftueshme për t’u shpjeguar, mungesa e gjuhës së thjeshtuar, pra përdorimi i një gjuhe teknike, fjalive të gjata dhe të komplikuara, të cilat vështirësojnë anën kuptimore, përdorimi i tekstit të zmadhuar, mungesa e Braille, janë disa lloje të barierrave në komunikim që hasin personat me aftësi të kufizuara.

 

Barrierat qëndrimore

Barrierat qëndrimore janë ato më baziket, të cilat mund të ndikojnë edhe në krijimin e barrierave të tjera. Paragjykimet, sjelljet, stereotipet, mënyrat se si perceptohen personat me aftësi të kufizuara janë disa nga shembujt e barierrave qëndrimore.

Shembull

Gjergji ka probleme në të folur dhe në dëgjim. Në një dyqan pajisjesh elektro-shtëpiake ai kërkon informacion për televizorët HD. I kërkon shitësit disa sqarime por shitësi mërzitet shpejt me të, duke i dhënë disa fletushka me promocionet. Ndëkohë që Gjergji promocionet arrin t’I lexojë vetë në fletushka apo në internet, ndërsa shpejgimet për aspektet teknike të aparatit televiziv ka nevojë që t’ia sqarojë një person, i cili ka njohuritë e përshtatshme, siç është shitësi në dyqan. Në këtë rast, sikur të merreshin vesh me shkrim, të lihej kohe e mjaftueshme në dispozicion që Gjergjitë sqarohej, komukimi do të ishte më i mirë.

Ushtrim

Përgjigjuni pyetjeve më poshtë:

 

Një person që nuk dëgjon nuk merr dot pjesë në një trajnim sepse nuk ka përkthim në gjuhën e shenjave.

Correct! Wrong!

Një djalë i vogël 7 vjeç nuk merr pjesë asnjëherë në lojrat që apo festat e shkollës.

Correct! Wrong!

Një person që përdor karrigen me rrota nuk mund të hyjë te dyqani I lagjes për të bërë pazar.

Correct! Wrong!

Ushtrim

Përgjigjuni pyetjeve më poshtë:

 

Një nënë me probleme të shëndetit mendor vazhdimisht pyetet “Pse lindët fëmijë? A nuk keni mjaftueshëm probleme me shëndetin tuaj?

Correct! Wrong!

Një student me disleksi nuk mund të bëjë testimet.

Correct! Wrong!

Një familjeje në restorant i kërkohet që të ikin pasi djali i tyre me autizëm ka hedhur në mënyrë të shkujdesur ushqimin nëpër tavolinë.

Correct! Wrong!

Ushtrim

Përgjigjuni pyetjeve më poshtë:

 

Një baba me karrige me rrota nuk mund të shohë shfaqjet në shkollë të së bijës, pasi ashensori ka 4 vite i prishur.

Correct! Wrong!

Një grua që nuk shikon nuk lejohet të hipë në taksi bashkë me qenin e saj shoqërues.

Correct! Wrong!

Një personi që përdor karrigen me rrota nuk i ndërtohet rampa në ndërtesën ku jeton me qera.

Correct! Wrong!