NOW LOADING
Text Size
  • A
  • A
  • A
Color
  • C
  • C
  • C
  • C

Personat me vështirësi në të nxënë ose me vështirësi në të mësuar

  • Personat me vështirësi në të nxënë ose me vështirësi në të mësuar kanë shpesherë probleme me marrjen dhe përpunimin e informacionit, apo dhe shprehjen/komunikimin. Personat kanë një nivel inteligjence mesatare ose mbi mesataren edhe pse kanë kufizime.
  • Këto janë për shembull personat me disleksi. Personave disleksik i duhen shpjeguar gjërat gojarisht ose i duhet lënë kohë shtesë për të lexuar.
  • Nga ana tjetër, personat të tjerë mund të kenë probleme me të kuptuarit kur informacioni shpjegohet gojarisht, dhe mund t’ju kërkojnë që ta shkruani. Kjo ndodh sepse informacioni gojarisht ‘i bëhet lëmsh’ dhe nuk arrin t’a përpunojë dhe kuptojë.
  • Jini i drejtëpërdrejtë, pasi kur nuk jeni i tillë mund të rrezikoni të mos kuptoheni.
  • Shmangni mjediset e zhurmshme.