Mungesa e njohjes së gjuhës së shenjave, mosdhënia e kohës së mjaftueshme për t’u shpjeguar, mungesa e gjuhës së thjeshtuar, pra përdorimi i një gjuhe teknike, fjalive të gjata dhe të komplikuara, të cilat vështirësojnë anën kuptimore, përdorimi i tekstit të zmadhuar, mungesa e Braille, janë disa lloje të barierrave në komunikim që hasin personat me aftësi të kufizuara.