NOW LOADING
Text Size
  • A
  • A
  • A
Color
  • C
  • C
  • C
  • C

Historia e modeleve

Modeli i bamirësisë/Modeli historik

Që nga kohet biblike aftësia e kufizuar është konsideruar si mallkim apo dënim. Modeli i bamirësisë është fokusuar mendimin që aftësia e kufizuar është problem individual, personi me aftësi të kufizura është viktimë, është objekt mëshirimi dhe shoqëria apo shteti ka detyrën për të krijuar shërbime për t’i ndihmuar. Ky model bazohet edhe tek modeli mjekësor, duke njohur diagnozn mjekësore, por si pasojë e kësaj njohjeje, ky model bën thorrje për ‘përkujdesje’ ndaj personit.

Shembull 1: Organizata bamirësie të cilat ofrojnë përkujdesje në shtëpi për personat me aftësi të kufizuara, blejnë pajisje mbështetëse për ta ose ushqime. Institucionet ku rrinë personat me aftësi të kufizuara gjithshtu përfaqësojnë një model bamirësie, të ndërthrur me atë mjekësor shpesheherë.