NOW LOADING
Text Size
  • A
  • A
  • A
Color
  • C
  • C
  • C
  • C

Personat me aftësi të kufizuara në dëgjim

  • Gjuha e shenjave është një gjuhë që ndryshon nga gjuha e folur. Një pjesë e personave që nuk dëgjojnë kanë vështirësi për të lexuar buzët shpeshherë sepse njohin vetëm gjuhën e shenjave dhe jo atë të folur apo të shkruar.
  • Ndërsa disa të tjerë kuptojnë mire gjuhën e folur dhe të shkruar, por kanë nevojë të lexojën buzët ose të përdorin amplifikatorë për të kuptuar më mirë.
  • Personat që kanë humbur dëgjimin në moshë të rritur zakonisht nuk e përdorin gjuhën e shenjave. Ata që kanë impiantë kokleare zakonisht tregojnë vetë si preferojnë të komunikojnë.
  • Kur informacioni është i komplikuar, zgjidhja më e mirë është që të komunikohet përmes një interpreti të gjuhës së shenjave. Edhe me shkrim është një mënyrë e mirë.

Personat me aftësi të kufizuara në dëgjim

  • Në shoqërinë e interpretit, duhet të shihni dhe të pyesni direkt personit që nuk dëgjon dhe jo interpretin.
  • Mundohuni të kuptoni se cila është mënyra e preferuar e personit që nuk dëgjon për të komunikuar. Kur nuk kuptoni të folurën, njoftojeni që nuk e kuptoni.
  • Para se të flisni me një person që nuk dëgjon, sigurohuni që personi e ka kuptuar që dëshironi të flisni. Mund ta prekni lehtë në shpatull, mund t’ia bëni me dorë, ose me anë të ndriçuesve.
  • Kur vini re që personi që nuk dëgjon nuk po kupton, formulojini fjalitë ndryshe, mos përsëritni atë që keni thënë.
  • Kur flisni me një person që nuk dëgjon, është optimale që biseda të zhvillohet në një mjedis të qetë dhe të ndriçuar.

Personat me aftësi të kufizuara në dëgjim

  • Duhet të flisni qartë, pasi një pjesë e personave që nuk dëgjojnë sikurse u tha më lart mund të lexojnë buzët që të kuptojnë më mirë. Prandaj, mos mbuloni buzët kur flisni.
  • Nuk është e nevojshme të çoni zërin, pasi personat që kanë apparat e kanë të rregulluar në nivelin e duhur volumin. Ngritja e zërit mund t’i shtrembërojë informacionin.
  • Personat që nuk dëgjojnë shpesherë përdorin teknologji ndihmëse si TTY (Teletypewriter), që i shërben atyre si telefon, duke dërguar dhe marrë tekste gjithashtu telefonata me video, ku personi mund të ketë përkthyer të gjuhës së shenjave.

Personat me aftësi të kufizuara në dëgjim