NOW LOADING
Text Size
  • A
  • A
  • A
Color
  • C
  • C
  • C
  • C

Përfshirja aftësisë e kufizuar në politikat e zhvillimit

Ndërgjegjësimi

Ndërgjegjësimi rreth çështjeve me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara është kyç që programet dhe politikat apo ligjet kanë rezultate të suksesshme për personat me aftësi të kufizuara. Fakti që ata janë shpeshherë të padukshëm ka sjellë si pasojë mospërfshirjen e çështjeve të tyre, të përkthyer në përjashtim. Është e qartë që personat me aftësi të kufizuara janë aktorët kryesorë në ndërgjegjësimin dhe avokimin për çështjet e tyre sidomos si vetë-advokues, por është gjithashtu e rëndësishme profesionistë dhe njerëz nga të gjitha fushat të përfshihen në çështje të personave me aftësi të kufizuara për të sjellë ndryshime pozitive.

Përfshirja aftësisë e kufizuar në politikat e zhvillimit

Pjesëmarrja

Një parim thelbësor i zhvillimit gjithëpërfshirës është pjesëmarrja e të gjithë të grupimeve të pafavorizuara. Pjesëmarrja e personave me aftësi të kufizuara në qeverisje, duke përfshirë hartimin dhe zhvillimin e politikave është thelbi parimi i përfshirjes në zhvillim të aftësisë së kufizuar dhe është gjithashtu një parim thelbësor i KDPAK. Përfshirja aktive e personave me aftësi të kufizuara është veçanërisht e rëndësishme për të kapërcyer izolimin e tyre. Kapërcimi i barrierave, sidomos pengesave sociale, është i mundur vetëm nëse ka një përpjekje proaktive për të përfshirë personat me aftësi të kufizuara.

Përfshirja aftësisë e kufizuar në politikat e zhvillimit

Aksesueshmëria dhe Dizenjimi Universal

Aksesueshmëria sikurse dhe pjesëmarrja është një term i gjerë dhe kuptohet në shumë
mënyra te ndryshme. Një keqkuptim që ndodh shpesh me këtë concept është që mendohet s eka të bëjë vetëm me aksesueshmërinë fizike, por në fakt ky koncept ka të bëjë me aksesin në komunikim, në procedura, informacion dhe duhet të garantohet për të gjitha llojet e aftësive të kufizuara. Më shumë informacion në lidhje me aksesueshmërinë dhe dizenjimin universal do të gjeni në pjesën e dytë të modulit, në një seksion që i kushtohet aksesueshmërisë dhe dizenjimit universal.

Përfshirja aftësisë e kufizuar në politikat e zhvillimit


Qasja e dyfishtë

Për të zbatuar në mënyrë efektive zhvillimin gjithëpërfshirës, është e nevojshme të zbatohet një qasje duale ose e dyfishtë. Kjo qasje nënkupton:

  • Përfshirjen e çështjeve të aftësisë së kufizuar (p.sh. integrimi i aftësisë së kufizuar si një çështje ndërsektoriale, në buxhetin e përgjithshëm) me qëllim eliminimin e pengesave;
  • Zbatimin e veprimeve (projekte, programe) specifike për personat me aftësi të kufizuara, duke u fokusuar në ngritjen e kapaciteteve për advokim dhe pjesëmarrje.

Përfshirja aftësisë e kufizuar në politikat e zhvillimit

Qasja duale është qasja që promovohet nga Kombët e Bashkuara, agjencitë, agjencitë bilaterale të zhvillimit për përfshirjen e njerëzve me aftësi të kufizuara në zhvillim.

Për sa kohë është e nevojshme që poltika, programe apo praktika të trajtojnë çështje që lidhen me aftësinë e kufizuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë, këto programe duhet të ekzistojnë. Por nga ana tjetër sa më shumë çështjet e aftësisë së kufizuar të përfshihen në politika, ligje apo praktika që rregullojnë çështje për të gjithë popullsinë, aq më efektive do të jetë përfshirja e personave me aftësi të kufizuara.

Përfshirja aftësisë e kufizuar në politikat e zhvillimit

Qasja e dyfishtë mund të ketë rezultate të suksesshme, nëse ndiqen të dyja rrugët që kjo qasje propozon, pasi ato plotësojnë njëri tjetrin. Nëse politikat, programet apo projektet përqëndrohen vetëm tek njëri aspekt, kjo mund të shkaktojë probleme me përfshirjen apo pjesëmarrjen efektive të personave me aftësi të kufizuara.

Përfshirja aftësisë e kufizuar në politikat e zhvillimit

Është e nevojshme të theksohet që përfshirja e çështjeve të aftësisë së kufizuar ose integrimi nuk ‘nxjerr jashtë loje’ veprimet e posaçme për personat me aftësi të kufizuara. Të dyja sëbashku plotësojnë njëra tjetrën.

Përfshirja aftësisë e kufizuar në politikat e zhvillimit

Qëllimi përfundimtar është përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në të gjitha sferat e jetës. Nëse realizohen vetëm programe të veçanta për aftësinë e kufizuar, megjithëse do të zgjidhim disa probleme që ata kanë, nuk do të arrijmë të reflektojmë modelin social, pra të përfshijmë aspektin social dhe politik të aftësisë së kufizuara. Ndërsa, nëse përfshijmë aftësinë e kufizuar në shumicën e rasteve në politikat dhe ligjet e përgjithshme, mund të rrezikojmë të mos adresojmë nevojat specifike që lidhen me aftësinë e kufizuar.

Shembull

Shembull 1: Vlerësimi i personave me aftësi të kufizuar realizohet nga komisionet të posaçme, të cilat rregullohen me ligje apo vendime të veçanta. Kjo është një situatë e kuptueshme, pasi rregulla të till do të hartohen vetëm për personat me aftësi të kufizuara. E njëjta situatë vlen edhe për një rregullore e cila përcakton rregullat për aksesin e personave me aftësi të kufizuara.

Shembull

Shembull 2: Në ligjet për transportin, arsimin, punësimin, votimin etj. çështjet e personave me aftësi të kufizuara nuk kanë pse trajtohen në mënyrë të veçantë. Imagjinoni ligje për çdo fushë të jetës për personat me aftësi të kufizuara. Brenda këtyre ligjeve, aty ku çështje të caktuara, le të themi të arsimit, rregullohen për të gjithë fëmijët, të ketë dhe parashikime për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Shembull

Veprime që integrojnë çështjet e aftësisë së kufizuar Veprime të posaçme
Konsultimi me organizatat që përfaqësojnë njerëzit me aftësi të kufizuara në zhvillimin e një plani zhvillimor lokal

 

 

Forcimi i kapaciteteve të organizatave të aftësisë së kufizuar për të promovuar të drejtat e tyre

 

Si pjesë e një projekti arsimor, ndërtimi i shkollave të arritshme për të gjithë, sipas parimeve të Dizajnit Universal

 

Trajnimi në gjuhën e shenjave

 

Shembull

Veprime që integrojnë çështjet e aftësisë së kufizuar Veprime të posaçme
  Organizimi sistematik i takimeve dhe punëtorive të një projekti në vende të aksesueshme, duke siguruar mjetet e nevojshme për pjesëmarrjen e të gjithëve

 

Zhvillimi i shërbimeve të rehabilitimit për personat për të përmirësuar aftësitë funksionale të personave me aftësi të kufizuara

 

Integrimi i çështjeve të aftësisë së kufizuar në një vlerësim të shpejtë për të zhvilluar një përgjigje ndaj krizës humanitare Programet e Edukimit Special për të plotësuar nevojat e fëmijëve me aftësi të kufizuara të rënda, përpos aktiviteteve që kryejnë me fëmijët e pa aftësi të kufizuara

Rrymëzimi i çështjeve të aftësisë së kufizuar (Mainstreaming)

Nuk ekziston një përkufizim i njohur mbi atë të ‘përfshirjes (rrymëzim) së personave me aftësi të kufizuara në programe zhvillimi apo politika’, por sipas një dokumenti të Këshillit Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara (KESKBB), Komisionit për Zhvillimin Social, mund t’i referohemi përkufizimit të përfshirjes së çështjeve gjinore dhe në bazë të tij të modelojmë përfshirjen e aftësisë së kufizuar. Koncepti i përfshirjes së çështjeve gjinore, u përkufizua në vitin 1997, nga Këshilli për Çështjet Ekonomike dhe Sociale, në konkluzionet e dakordësuara 1997/2 mbi ‘përfshirjen’ e perspektivës gjinore në të gjitha politikat dhe programet e Kombeve të Bashkuara, siç vijon:

Përfshirja aftësisë e kufizuar në politikat e zhvillimit

Përfshirja e perspektivës së aftësisë e kufizuar është procesi i vlerësimit të të gjitha ndikimeve apo ndërlikimeve që mund të prekin personat me aftësi të kufizuara dhe personat pa aftësi të kufizuara në çdo veprim të planifikuar, duke përfshirë këtu legjislacionin, politikat apo programet në çdo fushë dhe në të gjitha nivelet. Është një strategji për të adresuar problemet dhe përjetimet e personave me aftësi të kufizuara dhe gjithashtu të personave pa aftësi të kufizuar si një pjesë integrale e konceptimit, implementimit, monitorimit dhe vlerësimit të politikave dhe programeve në sferat politike, ekonomike dhe shoqërore, në mënyrë të atillë që personat me dhe pa aftësi të kufizuara të përfitojnë në mënyrë të barabartë, dhe pabarazitë të eliminohen. Qëllimi i përfshirjes është që të sigurojë barazinë mes personave me aftësi të kufizuar dhe atyre pa aftësi të kufizuar

Përfshirja aftësisë e kufizuar në politikat e zhvillimit

Përfshirja e aftësisë e kufizuar mund të përkufizohet dhe si një integrim i prioriteteve dhe nevojave të personave me aftësi të kufizuara në të gjitha politikat dhe masat e përgjithshme, nga faza e planifikimit, përgjatë fazës së implementimit, monitorimit dhe vlerësimit