- A
- A
- A
Cili është qëllimi i kësaj rregulloreje?
Rregullorja ka për qëllim zbatimin e rregullave për eliminimin e barrierave arkitektonike në banesat, hapësirat dhe shërbimet publike.
Ku e shtrin Rregullorja aplikimin e saj?
Në të gjitha objektet e reja që ndërtohen në territorin e Republikës së Shqipërisë, qofshin ato objekte publike të ndërtuara me fonde të buxhetit të shtetit apo fonde private, qofshin ato objekte private. Në hapësirat publike dhe ndërtimet e reja me karakter të përkohshëm, ose në hapësirat publike dhe objektet ekzistuese nëse do t’i nënshtrohen rikonstruksionit.
Çfarë parashikon rregullorja në lidhje me objektet ekzistuese që nuk janë objekt ristrukturimi?
Rregullorja përcakton se në ndërtesat dhe hapësirat publike ekzistuese, edhe pse nuk janë objekt ristrukturimi ose riorganizimi funksional, duhet të evidentohen dhe të llogariten të gjitha mundësitë për përshtatje, të cilat mund të përmirësojnë shfrytëzimin në bazë të kërkesave që janë në këtë rregullore. Rregullorja përcakton gjithashtu se rregullat dhe standardet e përcaktuara në të, aplikohen edhe në objektet e banimit publike/private dhe në banesa vetjake, përfshi edhe ato të hapura për publikun.
Cilat janë nivelet e cilësisë së hapësirave të ndërtuara në lidhje me personat me aftësi të kufizuara?
Mundësia e hyrjes shpreh nivelin më të lartë të shfrytëzimit total të hapësirave në mënyrë të drejtpërdrejtë. Mundësia e shfrytëzimit përfaqëson një nivel të mundësisë së kufizuar, të një hyrjeje, të ndërtesës ose të njësive të patundshme, por që lejon mundësinë e krijimit të marrëdhënieve të domosdoshme edhe për personat me aftësi të kufizuara motorike ose ndijuese. Përshtatshmëria është një mundësi hyrjeje e diferencuar që përfaqëson një nivel bazë, me mundësi për t’u përmirësuar.
Cilat janë disa nga detyrimet për sigurimin e aksesueshmërisë për personat me aftësi të kufizuara sipas këtij vendimi?
Parkimi
Sinjalistika në ndërtesa
Platforma e pjerrët (rampa):
Rampa duhet të plotësojë kushtet:
– pjerrtësi të lejuar deri në 1:20 (5%);
– gjerësi së paku 120 cm në hapësirat e jashtme, gjegjësisht më së paku 90 cm në hapësirat e brendshme;
– shesh pushime horizontale me dimensione minimale prej 150 x 150 cm ose 140 x 170 cm në drejtim të tërthortë dhe 170 cm në drejtim gjatësor nga ana e kundërt e lëvizjes, e vendosur në çdo 10 m të gjatësisë së rampës,
– sipërfaqe relievore kundër rrëshqitëse;
– rrethim të ndërtuar me dorëza mbajtëse në pjesën e pambrojtur, ose në pamundësi një bordurë të paktën me 10 cm lartësi;
– dorezë mbajtëse me diametër 4 cm, e formatuar në mënyrë që mund të kapet me pëllëmbë, e vendosur në dy lartësi – prej 60 cm dhe 90 cm;
– rrethim i rampës, i cili gjendet në hapësirat e jashtme, doreza mbajtëse e tij e realizuar në mënyrë të tillë që të mos jetë e ndjeshme nga ndryshimet termike;
– rrethim me sipërfaqe prej qelqi i shënuar dukshëm;
– pjerrësia e platformave nuk duhet t’i kalojë 8%.
Ashensorët
Ashensorët duhet të plotësojnë kushtet:
Në objektet, që shërbejnë për shërbime ndaj publikut, ashensori duhet të ketë karakteristikat e
mëposhtme:
– kabinë me përmasa të brendshme 140 cm gjatësi dhe 110 cm gjerësi;
– derë me hapësirë 80~90 cm e vendosur nga ana e shkurtër;
– platformë shpërndarjeje përpara derës së kabinës me përmasa minimale 150 x 150 cm.
Në rastin e përshtatshmërisë të ndërtesave ekzistuese, ku nuk është i mundur instalimi i kabinave me përmasa të mëdha, ashensori mund të ketë karakteristikat e mëposhtme:
– kabina me përmasa minimale me 120 cm gjatësi dhe 80 cm gjerësi;
– dera me hapje ndriçuese minimumi 75 cm e vendosur nga ana e shkurtër;
– platformë shpërndarjeje përpara derës së kabinës me përmasa minimale 140 x 140 cm.
Servo-shkallët dhe platformat ngritëse*
Servo-shkallët dhe platformat ngritëse janë pajisje të përshtatshme që lejojnë, në alternative të ashensorit ose platforme të pjerrët, kalimin e një disniveli nga personat me aftësi të kufizuara lëvizëse. Pajisje të tilla janë pranuar si një metodë alternative e ashensorëve në ndërhyrjet e përshtatjes ose për kalimin e ndryshimeve të kuotave.
Dorezat: Janë të preferuara dorezat në formë leve të harkuara dhe të rrumbullakëta. Lartësia e dorezave duhet të jetë midis 85 dhe 95 cm (e këshillueshme 90 cm) dhe për dritare në lartësinë 90~120 cm.
Dyshemetë duhet të jenë të sheshta dhe të rrafshëta mes tyre dhe në pjesët e përbashkëta me përdorim publik, jo rrëshqitëse. Ndryshimet e nivelit duhet të përfshihen ose të kapërcehen nëpërmjet platformave të pjerrëta të përshtatura në mënyrë të tillë që të mos krijojnë pengesa për kalimin e personave në karrige me rrota. Në rastin e disniveleve të dyshemeve duhet të kryhet sinjalizimi me ndryshime ngjyrash. Këndet e pragjeve duhet të jenë të rrumbullakosura.
Dyshemetë, disnivelet e mundshme të tyre nuk duhet t’i kalojnë 2,5 cm.
Pjesët e përbashkëta të ndërtesës: nevojitet një përcaktim i qartë i rrugëve të kalimit, mundësisht me ndryshime të dukshme të llojit të materialit dhe ngjyrës së shtrimit. Grilat e përdorura në sipërfaqen e dyshemesë duhet të kenë rrjeta me madhësinë e hapësirës që të mos krijojnë pengesa ose rreziqe për rrotat, shkopinjtë mbajtës, etj. Fshirëset e këmbëve duhet të jenë të futura brenda në dysheme dhe të vendosura mirë.
Pajisjet e palëvizshme në njësitë e mjedisit: duhet të vendosen në mënyrë të tillë që të lejojnë kalimin e personit në karrige me rrota, si edhe përdorimin me lehtësi të pajisjeve që ato kanë. Duhet t’u jepet përparësi përdorimit të pajisjeve me material dhe ndërtim jo prerëse dhe pa kënde të mprehta.
Kutitë për postën/ kërkesat/ ankesat në institucion duhet të jenë të vendosura në një lartësi të tillë që të mund të përdoren me lehtësi edhe nga personat në karrige me rrota, duke respektuar lartësinë jo më shumë se 140 cm.
– Institucioni duhet të ketë një person përgjegjës për të ndihmuar personat me aftësi të kufizuara për plotësimin e “akomodimit të arsyeshëm”.
– Hapësirat e dyerve janë një nga elementet që ndikon në përdorimin ose jo të godinës nga personat me aftësi të kufizuara.
Vendosja e tabelave udhëzuese
Sportelet pritëse të publikut
Sporteli duhet të plotësojë këto kushte:
– sipërfaqen e sipërme të realizuar në lartësi deri në 85 cm, me lartësi shikimi jo më pak se 70 cm, i realizuar në formë konsoli me thellësi e afrimi jo më pak se 50cm;
– shenja e arritshmërisë;
Sporteli i përshtatur për persona që nuk dëgjojnë, ose me dëgjim të dobësuar, persona që nuk shikojnë ose me shikim të dobësuar, është sporteli me lartësi të zakonshëm, i cili duhet të plotësoj këto kushte, të ketë:
– mjetin komunikues ndihmës;
– nga dera kryesore hyrëse në ndërtesë deri te sporteli vendosen vijat relievore drejtuese në drejtim të lëvizjes;
– shenja e arritshmërisë.
Kur në sallë ndodhen tri ose më shumë sportele që shërbejnë për të njëjtin qëllim, njëri prej tyre duhet të plotësoj kushtin e përshtatjes për PAK shfrytëzues të karrocave, dhe një për persona që nuk dëgjojnë, ose me dëgjim të dobësuar, persona që nuk shikojnë ose me shikim të dobësuar.
Shërbimet higjienike në godinë duhet të garantojnë: nëpërmjet hapësirave të llogaritura, manovrimet e nevojshme të një karrigeje me rrota, për përdorimin e pajisjeve sanitare, në veçanti:
– hapësira e nevojshme për afrimin anësor të karriges me rrota te WC-ja;
– hapësira e nevojshme për afrimin ballor të karriges me rrota te lavamani, i cili duhet të jetë i llojit të futur, duhet të jetë minimumi 80 cm e matur nga ana e përparme e lavamanit. Gjithashtu duhet të kenë përparësi instalimi i rubineteve me levë;
– vendosja e një mbajtëseje të përshtatshme dhe e një zileje emergjence e vendosur afër WC-së;
– Hapësira e lirë për lëvizjen me karrocë për PAK duhet të jetë me sipërfaqe rrethore me diametër të paktën 150 cm;
– Të gjitha pajisjet duhet të kenë kontrast të theksuar në ngjyrë nga dyshemeja dhe muret;
– Instalim i mekanizmit të hapjes së derës nga jashtë në rast dhënie të ndihmës së shpejtë.
Rrugët horizontale dhe korridoret duhet të kenë një gjerësi minimale 100 cm, dhe zgjerime të përshtatshme për të lejuar ndryshimin e drejtimit të lëvizjes nga ana e personit në karrige me rrota. Këto zgjerime duhet të realizohen në pjesët fundore të korridoreve dhe gjithashtu të parashikuara për t’u realizuar çdo 10 m në zhvillim linear. Për pjesët e korridorit ose të sheshpushimeve ku hapen dyert duhen përshtatur zgjidhje teknike në përputhje me mënyrat e hapjes së dyerve dhe të hapësirave të lira të nevojshme për kalimin, të përcaktuara në pikën 1.1 të këtij neni, si dhe zgjidhjet teknike.