NOW LOADING
Text Size
  • A
  • A
  • A
Color
  • C
  • C
  • C
  • C

AKSESUESHMËRIA


Me ratifikimin e Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara në vitin 2012, me Ligjin 108/2012, datë 15.12.2012 “Për ratifikimin e Konventës së OKB-së ‘Për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara’ (KDPAK), termi ‘aksesueshmëria’ sipas KDPAK është përkthyer si ‘heqje barrierash’ dhe është një nga shtatë parimet kryesore të KDPAK. Aksesueshmëria (heqja e barrierave) është një nga parimet themelore të KDPAK, duke qenë se përmes saj personat me aftësi të kufizuara arrijnë të gëzojnë dhe të ushtrojnë të gjitha të drejtat e tjera në KDPAK, si dhe mundësohet mbi të gjitha jetesa e pavarur e tyre.
KDPAK përmes nenit 9 ‘Jetesa e pavarur’, vendos mbi shtetet palë detyrimin për të eliminuar barierrat në ambientet fizike, transport, informacion dhe komunikim, përfshirë dhe teknologjitë e sistemet e informacionit dhe komunikimit, si dhe në mjete apo shërbime të tjera të hapura apo të siguruara për publikun, si në zonat urbane dhe ato rurale. Shtetet duhet të marrin masa përmes identifikimit të barrierave dhe eliminimit të tyre në ndërtesa, rrugë, transport dhe mjete të tjera në ambiente të brendshme apo të jashtme, përfshirë shkollat, strehimin, shërbime mjekësore apo vendet e punës, informacion, komunikim dhe shërbime të tjera, përfshirë shërbimet elektronike dhe shërbimet e emergjencës.