NOW LOADING
Text Size
  • A
  • A
  • A
Color
  • C
  • C
  • C
  • C

Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 1074, datë 23.12.2015 “Për përcaktimin e masave për mënjanimin e pengesave në komunikim dhe infrastrukturë në ofrimin e shërbimeve publike për personat me aftësi të kufizuara”

Në zbatim të Ligjit për Përfshirjen dhe Aksesueshmërinë u miratua Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 1074, datë 23.12.2015 “Për përcaktimin e masave për mënjanimin e pengesave në komunikim dhe infrastrukturë në ofrimin e shërbimeve publike për personat me aftësi të kufizuara”. Qëllimi i vendimit është që të detajojë përkufizimet apo parimet e vendosura nga Ligji për Përfshirjen dhe Aksesueshmërinë. Vendimi përveçse përcakton masat për zbatimin në bazë të të cilave mënjanohen pengesat mjedisore dhe infrastrukturore për të bërë të mundur aksesin në strehim, transport, shëndetësi, kujdes social, arsimim, punësim dhe shërbime për personat me aftësi të kufizuara shërben edhe për unifikimin e rregullave ekzistuese me ato të reja. Sqarimi dhe detyrimi për masat që duhet të ndërmarrin të gjitha institucionet buron direkt nga ligji, por nga ana tjetër ky vendim, sikurse vetë ligji merr në konsideratë bazën ligjore ekzistuese (ligje dhe vendime) të cilat tashmë rregullojnë disa aspekte të aksesueshmërisë. Kështu, ndër disa copëza legjislacioni mund të veçojmë disa më kryesoret:

Ligji për Transportin Rrugor i cili parashikon detyrimin që të kryhet përkujdesja dhe transporti me përparësi, kundrejt të gjitha lehtësive që jep ligji, për të gjitha subjektet që i përfitojnë këto lehtësi në transportin qytetës dhe jashtë qytetit, duke përcaktuar me shënim të veçantë edhe vendet e ndenjes për ta. Udhëtarët që përfitojnë lehtësi me ligje të veçanta, duhet të paraqesin në çdo rast udhëtimi dokumentin që përcakton ligji për ta. Fondet për kompensimin e tarifës së transportit të kategorive të personave, që përfitojnë nga legjislacioni në fuqi për transportin qytetas, përballohet nga institucionet përgjegjëse, sipas ligjit. Masa, kriteret dhe procedurat për kompensimin e kësaj tarife përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave;

Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 1074, datë 23.12.2015 “Për përcaktimin e masave për mënjanimin e pengesave në komunikim dhe infrastrukturë në ofrimin e shërbimeve publike për personat me aftësi të kufizuara”

Vendimi Nr.1503, datë 19.11.2008 Rregullorja “Për shfrytëzimin e hapësirave nga ana e personave me aftësi të kufizuar”. Rregullorja ka për qëllim zbatimin e rregullave për eliminimin e barrierave arkitektonike në banesat, hapësirat dhe shërbimet publike dhe Ligjin Nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” sanksionon konceptin “Hapësirë e përshtatur” si “hapësira që ofron përdorim të sigurt, të barabartë e të pavarur nga të gjithë personat, përfshirë ata me aftësi të kufizuar ose grupe të veçanta, për të cilët janë të nevojshme zgjidhje teknike apo pajisje të veçanta”.

Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 1074, datë 23.12.2015 “Për përcaktimin e masave për mënjanimin e pengesave në komunikim dhe infrastrukturë në ofrimin e shërbimeve publike për personat me aftësi të kufizuara”

Duhet theksuar që këto dy instrumente ligjore shumë të rëndësishme për aksesueshmërinë e trajtojnë në mënyra dhe dimensione të kufizuara atë dhe nuk i përmbahen kuptimit gjithëpërfshirës që ky term ka sipas KDPAK dhe Ligjit për Përfshirjen dhe Aksesueshmërinë. Ato rregullojnë aspektet fizike të ambienteve publike dhe private, duke u përqendruar kryesisht në personat me aftësi të kufizuara fizike dhe shqisore apo ndijore por vetëm në barrierat arkitektonike. Pra, ato nuk përfshijnë të gjitha llojet e aftësisë së kufizuar. Në to përdoren terma si mundësi hyrjeje, mundësi shfrytëzimi apo përshtatshmëri, të cilat mbulojnë në mënyrë të pjesshme disa aspekte të aksesueshmërisë, ndërkohë që aksesueshmëria kërkon eliminimin e të gjitha llojeve të pengesave për të gjitha llojet e aftësive të kufizuara sipas KDPAK dhe Ligjit për Përfshirjen dhe Aksesueshmërinë. Më poshtë do të paraqesim disa elementë të rëndësishëm, të cilët duhet të merren parasysh nga institucionet që të sigurojnë aksesueshmërinë fizike sipas Vendimin Nr. 1503.

Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 1074, datë 23.12.2015 “Për përcaktimin e masave për mënjanimin e pengesave në komunikim dhe infrastrukturë në ofrimin e shërbimeve publike për personat me aftësi të kufizuara”

Vendimi Nr. 1074, datë 23.12.2015 “Për përcaktimin e masave për mënjanimin e pengesave në komunikim dhe infrastrukturë në ofrimin e shërbimeve publike për personat me aftësi të kufizuara” parashikon në Kreun II, pika 1 dhe 2, që niveli i aksesueshmërisë për personat me aftësi të kufizuara të garantohet në përputhje me kërkesat teknike, në çdo rast. Përsa i përket kërkesave teknike për përshtatshmërinë e objekteve të reja dhe atyre ekzistuese, parqeve, shesheve dhe rrugëve në veçanti, vendimi parashikon që do të zbatohen sipas dispozitave të parashikuara në vendimin nr.1503, datë 19.11.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores “Për shfrytëzimin e hapësirave nga ana e personave me aftësi të kufizuara”. Pra, ky vendim siguron që aksesueshmëria merr kuptimin më të fundit të dhënë nga vetë KDPAK dhe zhvillimet e fundit por njëkohësisht përforcon në kontekstin e zbatimit kuadrin ligjor ekzistues dhe sigurohet që të ketë karakter gjithëpërfshirës dhe plotësues duke iu referuar drejtpërdrejtë VKM-së “Për shfrytëzimin e hapësirave nga ana e personave me aftësi të kufizuara” përsa i përket aspekteve teknike të sigurimit të përshtatshmërisë.

Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 1074, datë 23.12.2015 “Për përcaktimin e masave për mënjanimin e pengesave në komunikim dhe infrastrukturë në ofrimin e shërbimeve publike për personat me aftësi të kufizuara”

Ky vendim, i cili është edhe objekti kryesor i monitorimit, është ndër vendimet që përpiqet në mënyrë të plotë t’i japë zgjidhje problemeve ekzistuese në lidhje me zbatimin e aksesueshmërisë në Shqipëri. E themi këtë duke pasur në vëmendje faktin, që kuadri ligjor ekzistues ka pasur një nivel shumë të ulët zbatimi, sidomos sepse nuk ka pasur ose nuk janë ushtruar mekanizmat kontrollues të parashikuara në to dhe njëkohësisht nuk janë aplikuar sanksione ndaj subjekteve. Shpeshherë mungojnë sanksionet, pamundësohet aplikimi i tyre sidomos në fushën ndërtimore
ose dispozitat janë të paqarta. Të gjitha këto problematika janë adresuar në VKM-në Nr. 1074. Vendimi është përpjekur që të përkufizojë pengesat e t’i vendosë këto pengesa në raport më të gjitha llojet e aftësive të kufizuara, duke përcaktuar në mënyrë të qartë institucionet përgjegjëse dhe hapat që duhen të ndiqen nga ana e tyre për zbatimin e aksesueshmërisë ose eliminimin e pengesave, me plane dhe afate kohore. Vendimi ka përcaktuar gjithashtu edhe institucionet përgjegjëse për monitorimin e tyre duke u përpjekur që të bëjë edhe një ndërlidhje të monitorimit me institucioneve në nivel qendror (MSHMS), qendror dhe rajonal (ISHPSHSH) 8 dhe KKAK, dhe gjithashtu përcakton një procedurë ankimimi.

Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 1074, datë 23.12.2015 “Për përcaktimin e masave për mënjanimin e pengesave në komunikim dhe infrastrukturë në ofrimin e shërbimeve publike për personat me aftësi të kufizuara”

Çfarë rregullon ky vendim dhe cili është qëllimi i tij?

  • Vendimi detajon përkufizimet dhe parimet e vendosura në ‘Ligjin për Përfshirjen dhe Aksesueshmërinë’;
  • Vendimi përcakton konkretisht masat që merren nga institucionet për heqjen e pengesave për të bërë të mundur aksesin në strehim, transport, shëndetësi, kujdes social, arsimim, punësim dhe shërbime për personat me aftësi të kufizuara;
  • Vendimi gjithashtu shërben edhe për unifikimin e rregullave ekzistuese me ato të reja.

Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 1074, datë 23.12.2015 “Për përcaktimin e masave për mënjanimin e pengesave në komunikim dhe infrastrukturë në ofrimin e shërbimeve publike për personat me aftësi të kufizuara”

Ku zbatohet ky vendim?
Vendimi zbatohet në të gjitha bashkitë dhe strukturat e tyre të kontrollit, sipërmarrësit privatë, administratorët e bizneseve, kompanitë e projektimit e të zbatimit të projekteve ndërtimore, si dhe të gjitha subjektet përgjegjëse për të garantuar një mjedis pa pengesa për personat me aftësi të kufizuara. Vendimi zbatohet në të gjitha ndërtimet e strukturat ndërtimore të reja dhe ekzistuese, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, kryesisht objektet e shëndetit publik, banesat dhe objektet rezidenciale, shkollat dhe institucionet shkencore, objektet kulturore, objektet e kultit, qendrat tregtare, institucionet administrative e të shërbimit publik, ndërmarrjet e qendrat e punës, në mjediset e të cilave ofrohen shërbime publike, parqet, sheshet e rrugët. Vendimi zbatohet në të gjitha mjetet e transportit publik. Vendimi zbatohet në të gjitha mediat dhe tërësinë e mjeteve publike apo private të informimit publik.

Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 1074, datë 23.12.2015 “Për përcaktimin e masave për mënjanimin e pengesave në komunikim dhe infrastrukturë në ofrimin e shërbimeve publike për personat me aftësi të kufizuara”

Cilat janë detyrimet e këtyre institucioneve?

  • Të gjitha institucionet që ofrojnë shërbime për publikun, janë të detyruar që të miratojnë një plan masash për zbatimin e kërkesave të këtij vendimi brenda 6 (gjashtë) muajve nga hyrja e tij në fuqi.

Çfarë duhet të përmban ky plan?
1. Evidentohen objektet ekzistuese dhe shërbimet, për të cilat nevojitet përshtatshmëria;
2. Caktohen fondet e nevojshme për të realizuar përshtatshmërinë;
3. Përcaktohet afat kohor për realizimin e përshtatshmërisë.
Këto institucione kanë detyrimin që, brenda 12 muajve nga data e miratimit të planit të masave të mësipërm, të fillojnë punën për të realizuar procesin e përshtatshmërisë sipas planit. Një kopje e planit duhet t’i dërgohet Këshillit Kombëtar të Aftësisë së Kufizuar dhe bëhet publik në faqen e internetit e njëkohësisht i dërgohet edhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS). Institucionet kanë edhe detyrimin për të hartuar një raport vjetor në lidhje me realizimin e planit të masave për sigurimin e aksesueshmërisë.

Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 1074, datë 23.12.2015 “Për përcaktimin e masave për mënjanimin e pengesave në komunikim dhe infrastrukturë në ofrimin e shërbimeve publike për personat me aftësi të kufizuara”

Cilat janë pengesat e detajuara sipas vendimit?
Sikurse u përmend më lart, ky vendim detajon përkufizimet e parashikuara në Ligjin për Përfshirjen dhe Aksesueshmërinë. Vendimi parashikon dy lloje kryesore pengesash:
Pengesa në komunikim janë:
a) vështirësitë në komunikim që kanë personat me dëmtime ndijore, veçanërisht ata me dëmtime në shikim e dëgjim;
b) vështirësitë në komunikim që kanë personat që kërkojnë formate të thjeshta për t’u lexuar dhe për t’u kuptuar.

Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 1074, datë 23.12.2015 “Për përcaktimin e masave për mënjanimin e pengesave në komunikim dhe infrastrukturë në ofrimin e shërbimeve publike për personat me aftësi të kufizuara”

Pengesa infrastrukturore janë:
a) pengesat fizike si burim vështirësish për lëvizjen e kujtdo dhe në mënyrë të veçantë të atyre që, për çfarëdolloj arsyeje, kanë një aftësi lëvizëse të kufizuar, të përhershme ose të përkohshme;
b) pengesat që kufizojnë ose pengojnë këdo në përdorimin komod dhe të sigurt të hapësirave, pajisjeve e të pjesëve përbërëse;
c) mungesa e mjeteve dhe e sinjalizimeve që lejojnë orientimin dhe njohjen e vendeve e të burimeve të rrezikut për këdo dhe në veçanti, për personat me shikim apo dëgjim të kufizuar. Por si realizohet konkretisht heqja e pengesave?

Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 1074, datë 23.12.2015 “Për përcaktimin e masave për mënjanimin e pengesave në komunikim dhe infrastrukturë në ofrimin e shërbimeve publike për personat me aftësi të kufizuara”

Vendimi parashikon disa mënyra. Duhet të mbajmë në vëmendje që heqja e pengesave infrastrukturore, fizike apo arkitektonike parashikohen në Vendimin Nr.1503, datë 19.11.2008 rregulloren “Për shfrytëzimin e hapësirave nga ana e personave me aftësi të kufizuar”, i cili sqarohet më poshtë.
Këto mënyra të heqjes së pengesave janë:
(i)duke siguruar proces komunikimi dhe informimi për individët me vështirësi shikimi ose plotësisht të verbër,
(ii)duke botuar në teknikën braille dhe/ose me shkrim të zmadhuar dhe/ose në formatin audio materiale të lidhura drejtpërdrejtë me interesat parësorë të këtij grupi njerëzish.

Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 1074, datë 23.12.2015 “Për përcaktimin e masave për mënjanimin e pengesave në komunikim dhe infrastrukturë në ofrimin e shërbimeve publike për personat me aftësi të kufizuara”

Për personat me aftësi të kufizuara mendore këto mënyra janë:
iii) duke dhënë kohë të nevojshme për të procesuar, kuptuar dhe reaguar;
iv) duke rimarrë dhe përsëritur informacionin, shpjeguar informacionin në gjuhë të thjeshtë, copëzuar informacionin në koncepte më të thjeshtuara, pa e tepruar, dhënë besimin dhe sigurinë gjatë komunikimit;
v) përmes të dëgjuarit e vëmendshëm, mos ndërprerja e panevojshme e ligjëratës, përdorimi i fjalive e i fjalëve të thjeshta në të shkruar;
vi) Përmes përkthimit në gjuhën shqipe të shenjave gjatë ofrimit të shërbimit publik pët këtë komunitet;
Personi duhet të ketë përcaktuar paraprakisht takim në institucione.
vii) përmes përdorimit të figurave, fotove, ngjyrave në materiale të shtypura.
viii) Institucionet e shërbimit të transportit publik dhe privat detyrimin për të garantuar sistem transporti për individët e verbër ose me dëmtim të shikimit, duke përfshirë sistem të shpjegimit me audio për orientim në linjat e transportit.

Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 1074, datë 23.12.2015 “Për përcaktimin e masave për mënjanimin e pengesave në komunikim dhe infrastrukturë në ofrimin e shërbimeve publike për personat me aftësi të kufizuara”

Për transportin publik ofrojnë transport qytetas me mjete tërësisht të përshtatura minimumi çdo 1 (një) orë në çdo vendqëndrim dhe shërbim transporti ndërqytetës me mjete të përshtatura për
personat me vështirësi në lëvizje, minimumi një herë në ditë. Cilat institucione janë përgjegjëse për ofrimin e këtyre shërbimeve? Të gjitha institucionet publike dhe jopublike por vendimi përcakton institucionet e ligjit dhe tatim-taksave, institucionet e arsimimit dhe botimit, të shëndetësisë, të punësimit e të transportit si të një rëndësie të veçantë. Cili është institucioni përgjegjës për monitorimin e zbatimit të këtij vendimit? Institucioni përgjegjës për monitorimin për zbatimin e këtij vendimi është Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore.

Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 1074, datë 23.12.2015 “Për përcaktimin e masave për mënjanimin e pengesave në komunikim dhe infrastrukturë në ofrimin e shërbimeve publike për personat me aftësi të kufizuara”

Ku mund të ankoheni për shkeljen e të drejtës për aksesueshmëri sipas këtij vendimi?
Ankesat për shkeljen e së drejtës për aksesueshmëri në shërbime publike mund të paraqiten nga çdokush apo çdo subjekt, si organizatë, kompani, biznes e të tjera para ministrit të MSHMS.
Por mund të drejtoheni edhe në Gjykatë, pranë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi apo Avokatit të Popullit, sipas kompetencave dhe tagreve ligjore që kanë këto institucione.

Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 1074, datë 23.12.2015 “Për përcaktimin e masave për mënjanimin e pengesave në komunikim dhe infrastrukturë në ofrimin e shërbimeve publike për personat me aftësi të kufizuara”

Çfarë bën ministri në këtë rast?
Ministri përgjegjës për çështjet e aftësisë së kufizuar, nëpërmjet sekretariatit teknik të Këshillit Kombëtar për Aftësinë e Kufizuar, merr në shqyrtim ankesën dhe u kërkon organeve kompetente referuese marrjen e masave administrative, si dhe përgatitjen e një informacioni për Këshillin Kombëtar për Aftësinë e Kufizuar.
Çfarë bën Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore kur konstaton shkelje?
Në rastet kur konstaton shkelje të këtij vendimi mund të marrë masa përkatëse sipas kompetencave të veta dhe duhet të njoftojë MÇSSH (tani Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale).
Masat mund të jenë:

  • Paralajmërim
  • Gjobë
  • Shkeljet ligjore me afate respektive për t’u korrigjuar.
  • Masë urgjente “Pezullim” të pjesshëm apo të të gjithë subjektit të inspektuar

Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 1074, datë 23.12.2015 “Për përcaktimin e masave për mënjanimin e pengesave në komunikim dhe infrastrukturë në ofrimin e shërbimeve publike për personat me aftësi të kufizuara”

Çfarë bën në këtë rast MSHMS?
MSHMS nga ana tjetër për rastet e moszbatimit të rregullave u kërkon subjekteve përkatëse të marrin masat e nevojshme dhe të korrigjojnë shkeljen brenda një afati, jo më shumë se ½ e afatit
të parashikuar në planifikim. Plani duhet të miratohet 6 muaj pas hyrjes në fuqi dhe 12 muaj nga data e miratimit të këtij plani duhet të fillojë realizimin progresiv të tij. Moszbatimi i rregullave të vendosura në këtë vendim përbën shkak për dhënien e masave disiplinore për punonjësit përgjegjës në përputhje me legjislacionin në fuqi. Një nga aspektet më përforcuese të këtij vendimi është ndalesa e financimeve ose mbështetja financiare nga ana e shtetit apo enteve publike dhe jopublike/donatorëve për ndërtimin e një vepre, me qëllim ofrimin e shërbimit publik, nëse objekti nuk përmbush kërkesat në vendim.

Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 1074, datë 23.12.2015 “Për përcaktimin e masave për mënjanimin e pengesave në komunikim dhe infrastrukturë në ofrimin e shërbimeve publike për personat me aftësi të kufizuara”

Cilat janë disa detyrime specifike për institucionet në nivel qendror?
Ndër institucionet në nivel qendror, vendimi ka vendosur detyrime specifike për dy ministri kryesore: Ministrisë së Arsimit, Sportit de Rinisë (MASR) dhe MSHMS. Konkretisht për MASR vendimi parashikon këto detyrime:

  • MASR bën të detyrueshëm (pjesë të kurrikulës arsimore) mësimin e gjuhës Braille, krahas mësimit të gjuhës së shkruar dhe/ose të folur shqipe në shkollën speciale për personat që nuk shikojnë, e cila është pjesë e sistemit të arsimit të detyrueshëm.
  • MASR siguron që 60% e stafit pedagogjik, përfshi organet drejtuese, të shkollës speciale për personat që nuk shikojnë janë persona që nuk shikojnë dhe që zotërojnë gjuhën braille.

Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 1074, datë 23.12.2015 “Për përcaktimin e masave për mënjanimin e pengesave në komunikim dhe infrastrukturë në ofrimin e shërbimeve publike për personat me aftësi të kufizuara”

  • MASR përfshin në kurrikulat e arsimit të detyrueshëm për shkollën speciale për personat që nuk dëgjojnë mësimin e gjuhës së shenjave shqipe, krahas mësimit të gjuhës shqipe, të shkruar dhe/ose të folur.
  • MASR merr masa që të paktën 10% e personelit pedagogjik të shkollës speciale për personat që nuk dëgjojnë janë persona që nuk dëgjojnë dhe nuk flasin dhe që zotërojnë gjuhën e shkruar dhe gjuhën e shenjave shqipe.
  • MASR ndërmerr politika për hapjen e një programi shkollimi në shkollë të lartë (bachelor/master) për përgatitjen e interpretëve/përkthyesve të gjuhës së shenjave shqipe, si dhe të personelit shkencor në këtë fushë.

Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 1074, datë 23.12.2015 “Për përcaktimin e masave për mënjanimin e pengesave në komunikim dhe infrastrukturë në ofrimin e shërbimeve publike për personat me aftësi të kufizuara”

MSHMS detyrimet kanë të bëjnë me:

  • MSHMS zyrtarizon dhe publikon, brenda 1 viti nga data e hyrjes në fuqi e këtij vendimi, kodin e gjuhës braille.
  • MSHMS në bashkëpunim me organizatat e personave dhe për personat që kanë aftësi të kufizuara të dëgjimit, identifikojnë çdo dy vjet nevojat për interpretë/përkthyes dhe instruktorë të mësimit të gjuhës së shenjave shqipe.
  • MSHMS zyrtarizon dhe publikon, brenda 12 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, Fjalorin e Gjuhës së Shenjave Shqipe.

Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 1074, datë 23.12.2015 “Për përcaktimin e masave për mënjanimin e pengesave në komunikim dhe infrastrukturë në ofrimin e shërbimeve publike për personat me aftësi të kufizuara”

  • MSHMS në bashkëpunim me akademikë dhe ekspertizën e OJF-ve, përgatit, boton dhe shpërndan një udhëzues/manual për punonjësit e institucioneve të shërbimeve publike për mënyrat e komunikimit e të informimit të personave me aftësi të kufizuara mendore, si dhe për mënyrën e përpilimit të materialeve të shkruara për këta persona.
  • Ndërkohë, detyrime të veçanta ka edhe për disa institucione të tjera qendrore ose të pavarura siç janë: KQZ, Ministria e Punëve të Brendshme, Media.
  • Komisioni Qendror i Zgjedhjeve: Në bashkëpunim me bashkitë, realizojnë në raste të caktuara, sidomos gjatë periudhave zgjedhore, procese komunikimi konsultimi dhe këshillimi në distancë, me ndihmën e teknologjisë (telefon /televizion/internet) si dhe nëpërmjet video konferencave.

Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 1074, datë 23.12.2015 “Për përcaktimin e masave për mënjanimin e pengesave në komunikim dhe infrastrukturë në ofrimin e shërbimeve publike për personat me aftësi të kufizuara”

Ministria e Brendshme:

  • Pajis forcat e rendit me njohuri bazë për sinjalistikën me audio dhe forma të tjera të përshtatura për lëvizshmërinë e pavarur të njerëzve të verbër, njohjen e shkopit të bardhë, gjuhës braille dhe shenjave të tjera dalluese, si mjete identifikuese të individëve të verbër.

Televizionet kombëtare dhe Media-t në përgjithësi:

  • Televizionet kombëtare transmetojnë rregullisht emisionin kryesor të lajmeve në opsionin e transmetimit të shoqëruar me titra dhe me gjuhën e shenjave.
  • Aplikojnë rregullat për aksesueshmëri nëpërmjet teknologjive të posaçme dhe ofrojnë për personat e verbër shpjegim në format audio të materialeve të transmetuara kryesisht me natyrë informuese, duke parashikuar në mënyrë progresive buxhetin përkatës për aplikim të përshtatshmërisë.