NOW LOADING
Text Size
  • A
  • A
  • A
Color
  • C
  • C
  • C
  • C

Për personat me aftësi të kufizuara në shikim (të verbër)

Personat mund të kenë humbje të plotë të verbërisë ose të pjesshme dhe në disa raste mund të kenë kufizime të shikimit të cilat nuk vihen re në mënyrë të menjëhershme. Megjithatë, ata janë të aftë që të orientohen në rrugë apo në ndërtesa të caktuara vetë, duke përdorur bastun ose me qen (guidë) ndihmës.

Për personat me aftësi të kufizuara në shikim (të verbër)

  • Duhet të jeni të gatshëm që të ofroni ndihmë kur ju kërkohet nga personi i verbër, si për shembull të lexoni një tekst për personin.
  • Duhet të prezantoheni menjëherë, sa herë ndërveproni me një person të verbër. Duhet të thoni emrin tuaj dhe pozicionin (nëse ky është rasti), si për shembull, punonjës, recepsionist, polic, infermier, roje. Nëse ndodheni në një grup më të madh njerëzish, duhet të prezantoni personin e verbër edhe tek të tjerët në mënyrë që të mos ndihet i përjashtuar.

Për personat me aftësi të kufizuara në shikim (të verbër)

  • Nëse keni një koleg në punë ose një klient është i verbër, ndihmojeni për të lëvizur duke i prezantuar ndërtesën, zyrën, vendosjen e sendeve, banjon dhe të tjera.
  • Nëse ndërroni pozicionin e mobiljeve, lajmëroni personat e verbër.
  • Ofrojini krahun si orientim personit të verbër. Mos e kapni atë nga krahu por ofroni krahun tuaj. Lejohet të kapni dorën e personit të verbër për ta orientuar ku të ulen në karrige, në tavolinë, për t’i treguar se ku të mbështetet.
  • Nëse personi i verbër ka qen guidë (shoqërues), uluni nga ana e kundërt e qenit.

Për personat me aftësi të kufizuara në shikim (të verbër)

  • Kur ecni me një person të verbër, jepni sqarime specifike për barrierat që mund të hasni gjatë ecjes, si shkallët, bordura, trotuare, sende, llampadarë që bien shumë poshtë, dyer të lëvizshme (që rrotullohen) mobilje apo pengesa të ndryshme.
  • Kur ndaheni me një person të verbër, lajmërojeni që po ikni dhe pyeteni nëse ka nevojë për diçka para se të ndaheni.
  • Nëse jepni udhëzime për personat e verbër se ku duhet të shkojnë, jini të kujdesshëm dhe të saktë, duke thënë që të ecin drejt për shembull, të kthehen djathtas. Mos jepni udhëzime të cilat mund t’i dije vetëm një person që shikon, si për shembull: ‘Shko deri tek magazina’, të cilët personi i verbër mund të mos e dijë ku është.
  • Mos prekni qenin guidë apo shkopin e personit.
  • Ndihmojeni personin për të lexuar, si për shembull menynë në restorant apo dokumenta të ndryshme në bankë apo në një zyrë.

Për personat me aftësi të kufizuara në shikim (të verbër)

  • Kur keni për t’i dhënë apo kthyer lekë, numërojuni me zë të lart dhe dorëzojani në mënyrë që të preken kartmonedhat ose monedhat.
  • Nëse i servirni ushqim personit të verbër, shpjegoni se ku ndodhet pjata kryesore, sallata e të tjera sipas vendodhjes së akrepave të orës, si për shembull, ndodhet në orën 6:00 (përballë më afër personit) ose në 12:00 (pak më larg)

Për personat me aftësi të kufizuara në shikim (të verbër)

  • Personat me humbje të pjesshme të shikimit ose me shikim të ulët mund të kenë nevojë për materiale të shtypura me shkronja të mëdha. Përveç zmadhimit, vetë shkronjat duhet të jenë të qarta dhe të kenë hapësirë të mjaftueshme mes tyre. Emërtimet ose simbolet duhet të kenë kontrast në ngjyra që të jenë të dallueshme qartë. Shmangni gërmat e mëdha të shtypit, pasi disa njerëz me shikim të ulët e kanë problem të dallojnë ku mbaron fjalia. Për njerëzit me shikim të ulët është e lehtë që të lexojnë në një sfond të zi me gërma të bardha të theksuara.
  • Ndriçimi duhet të jetë i mirë, por jo shumë i fortë, pasi shqetëson personat me shikim të ulët si për shembull letra ose mure të shndritshme.
  • Kini kujdes të mbani rrugë-kalimet pa pengesa.

Për personat me aftësi të kufizuara në shikim (të verbër)