NOW LOADING
Text Size
  • A
  • A
  • A
Color
  • C
  • C
  • C
  • C

Fjalorth

Aksesueshmëri:

Është mënjanimi i pengesave të të gjitha llojeve.

 

Arsim gjithëpërfshirës:

Është një proces, i cili adreson dhe i përgjigjet shumëllojshmërisë të nevojave të të gjithë nxënësve, përmes rritjes së përfshirjes në mësim, kulturë dhe në komunitet dhe për të reduktuar përjashtimin në edukim. Ky proces përfshin ndryshime dhe modifikime në përmbajtje, qasje, struktura dhe strategji, me një vizion, i cili përfshin të gjithë fëmijët e një moshe të caktuar dhe bindjes që është detyrim i shtetit që të edukojë të gjithë fëmijët.

Fjalorth

Aftësi e kufizuar në të mësuar:

Mund të përdoret edhe termi ‘Vështirësi në të mësuar’. Ka të bëjë me aftësitë e reduktuara për të kuptuar informacion të ri apo kompleks, për të mësuar aftësi të reja, aftësi të reduktuar për t’i bërë ballë situatave të ndryshme në mënyrë të pavarur dhe që fillon para arritjes së moshës madhore.

 

Çrregullime të spektrit autik:

Nënkupton një spektër të gjerë gjendjesh të cilat në ndërveprim me barierrat shkaktojnë sfida të natyrës sociale, në sjellje apo në komunikim. Aftësitë për të mësuar, menduar apo zgjidhur probleme janë nga më të ndryshmet, nga personat më të talentuar me autizëm deri tek persona me shkallë të rënduar të aftësisë së kufizuar.

Fjalorth

Barierra

Janë pengesa, të cilat nuk lejojnë që personat me aftësi të kufizuar të jetojnë në mënyrë të pavarur, të punojnë, të udhëtojnë, të kenë akses në ndërtesa.

 

Braille

Është një sistem që i shërben shkrimit dhe printimit për persona të verbër, në të cilin shenjat e përdoruara janë sisteme pikëzimi. Ky system shërben për të printuar dhe transkriptuar në teknikën Braille.

 

‘Ndihmësi personal’ është ai individ i zgjedhur dhe i udhëzuar nga një person me aftësi të kufizuara për ta ndihmuar këtë të fundit që të kapërcejë pengesat në jetën e përditshme.

Fjalorth

Shëndet

Përshkruan një gjendje të mirëqenies së plotë fizike, mendore dhe sociale dhe jo thjesht mungesën e sëmundjes.

 

Shëndet mendor

Mund të përkufizohet si gjendje e mirëqenies në të cilën një individ realizon aftësitë e tij ose të saj, mund të përballojë streset normale të jetës, të mund të punojë në mënyrë produktive dhe të jetë në gjendje të japë një kontribut në komunitet.

 

*Është aftësia për të menduar dhe mësuar, si dhe aftësia e një individi për të kuptuar e jetuar me emocionet e veta dhe reagimet e të tjerëve.

Fjalorth

Gjuha

Përfshin gjuhën e folur dhe gjuhën e shenjave si dhe forma të tjera të gjuhës jo të folur.

 

Gjuha e shenjave

Është sistemi i shenjave me lëvizje duarsh, që njihet dhe përdoret nga personat me aftësi të kufizuar në dëgjim dhe në të folur.

Fjalorth

Jetesë e Pavarur

Do të thotë, që personat me aftësi të kufizuar, kanë mundësinë për të zgjedhur vendin e tyre të banimit, ku dhe më kë do të jetojnë në baza të barabarta me të tjerët dhe nuk janë të detyruar të jetojnë në një mënyrë të veçantë të caktuar jetese. Personat me aftësi të kufizuar kanë akses në një gamë të gjerë shërbimesh mbështetëse në shtëpi, shërbime rezidenciale dhe shërbime në komunitet, duke parandaluar izolimin dhe veçimin nga komuniteti. Shërbimet dhe mjetet komunitare për popullatën në përgjithësi janë të aksesueshme në baza të barabarta për personat me aftësi të kufizuar që i përgjigjen nevojave të tyre.

 

Komunikim

Përfshin gjuhët, shfaqje teksti, Braille, komunikimin me prekje, printim me gërmë të madhe, multimedian dixhitale si edhe gjuhë të qartë, të dëgjuar dhe të shkruar, lexues, dhe mënyra, mjete dhe forma komunikimi shtesë apo alternative, përfshirë informacion dixhital dhe teknologji komunikimi të përshtatshme.

Fjalorth

Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (KDPAK)

Është një marrëveshje formale mes shteteve. Është një konventë e negociuar prej 5 vitesh, e cila u miratua në vitin 2007 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Konventa mbështetet në trakktatet ekzistuese të të drejtave të njeriut. Ka si qëllim kryesor mbrojtjen efektive të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara dhe të garantojë të drejtat e tyre të njeriut. Konventa ka fuqi detyruese mbi Shtetet të cilët janë palë të saj. Shqipëria e ka ratifikuar KDPAK në vitin 2012.

Fjalorth

Kujdestar

Eshtë personi i caktuar për t’u kujdesur për personin me aftësi të kufizuara, që ofron shërbim për të në veprimtarinë e përditshme, në shtëpi, në udhëtim, në punë, në shkollë dhe në veprimtaritë

shoqërore.

Ndihmësi personal (futur me Ligjin për Përfshirjen dhe Aksesueshmërinë, megjithëse gjerësisisht përdoret termi ‘kujdestar’)

Ndihmësi personal ofron asistencën personale në cilësinë e ndihmësit për kujdesin personal për personat me aftësi të kufizuara, shoqëruesit për personat e verbër, interpretuesit të gjuhës së shenjave dhe lehtësuesit në komunikim për personat me paaftësi në të folur dhe në të dëgjuar

Fjalorth

Kujdestar ligjor

Gjykata, në vendimin për heqjen ose kufizimin e zotësisë për të vepruar, cakton dhe kujdestarin

për personin që i hiqet ose i kufizohet zotësia për të vepruar. Kujdestari i personit, të cilit i është hequr zotësia për të vepruar, përfaqëson dhe administron pasurinë e tij, ashtu si prindi përfaqëson dhe administron pasurinë e të miturit që nuk ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç. Kujdestari i personit, të cilit I është kufizuar zotësia për të vepruar, jep pëlqimin dhe administron pasurinë e tij, ashtu si prindi jep pëlqimi dhe administron pasurinë e të miturit që ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç.

Fjalorth

Kujdes respite

Kujdes në një kohë të shkurtër ose kujdes i përkohshëm për persona me aftësi të kufizuar, me qëllim, që familjarët apo kujdestarët e tyre, të pushojnë nga stresi i përditshëm që lidhet me përkujdesjen, që zgjat duke filluar nga disa orë deri në tre muaj. Në ndryshim nga përkujdesja ditore, kjo formë kujdesi, mund të jepet edhe gjatë natës.

 

Person paraplegjik

Eshtë çdo person që vuan nga paraliza e dy anësive të poshtme.

 

Projektim universal

Do të thotë projektim i mallrave, mjedisit, programeve dhe shërbimeve për t’i bërë ato të

përdorshme nga të gjithë njerëzit, në masën më të madhe të mundshme, pa pasur nevojë për përshtatje apo projektim të veçantë. ‘Projektimi universal’ nuk duhet të përjashtojë paisjet asistuese për grupet e veçanta.

Fjalorth

Përfshirje e çështjeve të aftësisë së kufizuar

Rrymëzimi i aftësisë së kufizuar mund të përcaktohet si një integrim sistematik i prioriteteve dhe nevojave të personave me aftësi të kufizuara në të gjitha politikat dhe masat, nga faza e planifikimi, përgjatë zbatimit, monitorimit dhe deri në vlerësim.

‘Mjetet ndihmëse’ janë pajisje ose një sistem produktesh që mund të modifikohetn ose të përshtaten dhe të përdoren për të mbështetur personat me aftësi të kufizuara për kapërcimin e pengesave dhe për të përmirësuar mundësitë e tyre për pjesëmarrje në mënyrë të barabartë.

 

Sisteme të dëgjimit/aparate

Janë pajisje të cilat multiplifikojnë tingujt ose zërin, që ndihmojnë personat me aftësi të kufizuar në dëgjim. Shpeshherë ajo vendoset në trup.

Fjalorth

’Vendimarrje e mbështetur’ është ushtrimi i vullnetit nga një person me aftësi të kufizuara nëpërmjet një kompetence specifike të shtuar, që mbështet qëllimin dhe interesin e tij më të mirë, duke i mundësuar kryerjen e veprimeve për të fituar të drejta dhe për të marrë përsipër detyrime. Çdo person me aftësi të kufizuara, që ka nevojë për ndihmë në vendimmarrje, merr mbështetjen e duhur nga një individ ose grup individësh të besuar. Mbështetja mund të sigurohet në një sërë mënyrash, përfshirë mbështetjen me anë të interpretimit dhe gjuhës së thjeshtë, si dhe ndihmën në marrëdhëniet e personit me palë të treta, që nuk mund të kuptojnë mënyrat e tij të komunikimit. Mbështetja jepet gradualisht, duke u dhënë kohë të mjaftueshme personave që e kërkojnë atë, për të mësuar se si mund ta përdorin mbështetjen për më të mirën e tyre.

Fjalorth

Teknologji asistuese

Pajisje, të cilat përdoren nga personat me aftësi të kufizuar për të kompensuar kufizimet funksionale, që ata kanë, dhe që i ndihmojnë ata për të zgjeruar dhe për të rritur aftësitë njohëse, pavarësinë, lëvizshmërinë, komunikimin, zgjedhjet e tyre dhe kontrollin e ambjentit rrethues.

 

Terapi okupacionale

Terapia okupacionale është një shërbim professional shëndetësor, i fokusuar tek klienti, dhe që ka për qëllim kryesor promovimin e shëndetit përmes zënies me punë të klientit. Qëllimi kryesor është i terapisë okupacionale është që të mundësojë njerëzit të marrin pjesë në aktivitetet e përditshme të jetës së përditshme.

Fjalorth

Person tetraplegjik

Eshtë çdo person që vuan nga paraliza e katër anësive.

 

International Classification on Functioning / Klasifikimi Ndërkombëtar mbi Funksionimin ICF /KNAK (Klasifikimi Ndërkombëtar për Aftësinë e Kufizuar) përbën bazën për identifikimin e llojeve dhe niveleve te ndryshme te aftësisë se kufizuar, si domosdoshmëri për të siguruar të dhëna dhe statistika ne nivel kombëtar në ndihmë te orientimit te politikave. ICF është i organizuar në tre komponentë: (i) struktura dhe funksionet e trupit të individit; (ii) aktivitetet që lidhen me punën, veprimet e tij dhe pjesëmarrjen në situata jetësore; (iii) informimin për aftësinë e kufizuar të rëndë dhe faktorët mjedisorë. ICF i përket familjes se klasifikimeve ndërkombëtare të OBSH.

Fjalorth

Person i verbër

Të gjithë personat me mungesë të plotë ose të pjesshëm shikimi, të lindur ose të fituar, të cilët sipas kritereve mjekësore janë të paaftë për punë në kushte normale.

Projektim universal

Projektim i mallrave, mjedisit, programeve dhe shërbimeve për t’i bërë të përdorshme për të gjithë njerëzit, në masën më të madhe të mundshme, pa pasur nevojë për përshtatje apo projektim të veçantë.

‘Invalid Pune’ (term i cili rekomandohet të mos përdoret, por i cili vazhdon të përdoret gjerësisht në legjislacion për të dalluar personat me aftësi të kufizuara të cilat janë bërë të tillë për shkak të sëmundjeve të përgjithshme apo profesionale gjatë punës ose aksidenteve në punë.

Individët që janë deklaruar të tillë me vendim të KMCAP që përfitojnë nga ligji Nr. 7889, dt 14.12.1994 ‘Për Statusin e Invalidëve ‘. Statusin e invalidit e gëzon personi i aksidentuar në punë, i sëmurë nga sëmundje profesionale ose sëmundje të ndryshme, që përfiton pension invaliditeti nga sistemi i sigurimeve shoqërore, sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 ‘Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar’.

Mite dhe fakte për aftësinë e Kufizuar


Mite dhe fakte për aftësinë e kufizuar

MITE FAKTE
Aftësia e kufizuar është e pazakonshme, e çuditshme dhe e panatyrshme Aftësia e kufizuar është pjesë e diversitetit njerëzor. Personat me aftësi të kufizuara përbëjnë një përqindje të konsiderueshme, rreth 15% të popullsisë në nivel botëror.
Aftësitë e kufizuara janë lehtësisht të kuptueshme dhe nevojat e personave me aftësi të kufizuar mund të kategorizohen pa probleme. Aftësitë e kufizuara kanë përshkallëzime të ndryshme dhe i përjetojnë në mënyra të ndryshme aftësitë e kufizuara që kanë. Për rrjedhojë, ata kanë nevoja të ndryshme për mbështetje.

Mite dhe fakte për aftësinë e Kufizuar


Mite dhe fakte për aftësinë e kufizuar

MITE FAKTE
Aftësitë e kufizuara dallohen menjëherë Jo të gjitha aftësitë e kufizuara janë të dallueshme menjëherë. Për shembull, disleksia, diabeti, sëmundje të zemrës, disa aftsi të kufizuara mendore nuk dallohen menjëherë.
Me humbjen e një shqise, shqisat e tjera në bazë të parimit të kompensimit menjëherë bëhen më të mprehta. Shqisat e tjera nuk bëhen më të mprehta menjëherë, por personat mësojnë, me kalimin e kohës, të marrin informacion përmes tyre.

Mite dhe fakte për aftësinë e Kufizuar


Mite dhe fakte për aftësinë e kufizuar

MITE FAKTE
Personat me aftësi të kufizuara janë heronj. Personat me aftësi të kufizuara nuk e konsiderojnë vetën heronj, përveçse kur janë heronj njësoj siç janë të tillë personat pa aftësi të kufizuara, si për shemull heronjtë e luftës, por jo për shkak të aftësisë së kufizuar.
Trajtimi i barabartë i personave me aftësi të kufizuara siguron që ata të marrin pjesë si të gjithë të tjerët në shoqëri. Trajtimi i barabartë nuk siguron gjithmonë barazinë mes personave me dhe pa aftësi të kufizuara. Shpeshherë janë të domosdoshme ndërhyrjet në për sigurimin e aksesueshmërisë dhe përshtatjet e arsyeshme

Mite dhe fakte për aftësinë e Kufizuar


Mite dhe fakte për aftësinë e kufizuar

MITE FAKTE
Sigurimi i teknologjisë mbështetëse, përkthyesin e gjuhës së shenjave apo përshtatje të tjera për personat me aftësi të kufizuara janë shumë të kushtueshme Një pjesë e mirë e përshtatjeve që kërkojnë personat me aftësi të kufizuara nuk janë shumë të kushtueshme. Edhe kur për një kohë të shkurtër mund të duken tëo se jenë të kushtueshme, ato sigurojnë trajtim të barabartë të personave me aftësi të kufizuara, të cilët jetojnë në këtë mënyrë të pavarur, pra në një përspektivë kohore më të gjatë, janë shpenzime të cilat kthehen. Për shembull, duke edukuar dhe punësuar personat me aftësi të kufizuara.