NOW LOADING
Text Size
  • A
  • A
  • A
Color
  • C
  • C
  • C
  • C

Modelet

Aftësia e kufizuar është zhvilluar me kalimin e kohës, ndër vite apo shekuj. Edhe sot e kësaj dite diskutimet në lidhje me aftësinë e kufizuar janë të ndryshme dhe shpeshherë kontradiktore. Ekzistojnë disa modele apo qasje ndaj aftësisë së kufizuar. Në mënyrë të përmbledhur mund të themi që këto modele janë zhvilluar duke pasur në vëmendje rolin që luan dëmtimi apo diagnoza e personit në aftësinë e kufizuar që ai ka, si e përjeton diagnozën e tij një person me aftësi të kufizuar dhe çfarë roli ka shoqëria apo shteti.