NOW LOADING
Text Size
  • A
  • A
  • A
Color
  • C
  • C
  • C
  • C

Rregulla te sjelljes

Personat me aftësi të kufizuara janë njerëz si të gjithë të tjerët. Sikurse u përmend më lart, mungesa e njohurive mbi personat me aftësi të kufizuara, apo perceptime të gabuara mbi ta mund të çojë në diskriminimin e tyre apo krijimin e stereotipeve.
Mënyra se si komunikojmë me personat me aftësi të kufizuara apo çfarë terminologjie përdorimi kur iu referohemi, flet për qasjen ndaj tyre. Komunikimi është tej mase i rëndësishëm. Si shembull, shpeshherë themi “paraplegjiku”, në vend që të përdorim “personi me paraplegji ose personi paraplegjik”, duke vendosur përpara personin dhe jo diagnozën apo sëmundjen, për të treguar respekt ndaj personit.
Në këtë pjesë të këtij moduli, kemi përmbledhur disa rregulla të sjelljes dhe etikës për rastet kur stafet e administratës publike, kompanive, organizatave apo individëve ndërveprojnë me personat me aftësi të kufizuara. Këto këshilla ndihmojnë bashkëveprimin në situata të ndryshme, në kontekst zyrtar ose jo. Këto rregulla plotësojnë bazën ligjore që rregullon barazinë dhe aksesueshmërinë.