NOW LOADING
Text Size
  • A
  • A
  • A
Color
  • C
  • C
  • C
  • C

Terminologjia dhe perceptime

Përkufizimi i aftësisë së kufizuar dhe personave me aftësi të kufizuara sipas KDPAK:

KDPAK në fakt nuk jep aq shumë një përkufizim të aftësisë së kufizuar sa jep disa piketa orientuese. Pra, është më tepër një përkufizim i hapur dhe i gjerë saj. Në mënyrë të qartë KDPAK përfshin (pra që në këtë moment nënkupton që lista nuk është e mbyllur) personat me aftësi të kufizuara afatgjata (duke mos përcaktuar afatin, por duke e lënë në dorën e shteteve të vendosin sa gjatë një person me aftësi të kufizuara duhet të jetë i tillë për t’u konsideruar me aftësi të kufizuara) dhe këto aftësi janë të kufizuara kur ndërveprojnë me barierrat (ku përfshihen të gjitha llojet e barierrave, nga qëndrimet, sjelljet, procedurat, praktikat, deri tek ato fizike).

Terminologjia dhe perceptime

Aftësia e kufizuar

…aftësia e kufizuar është një koncept evolues dhe se aftësia e kufizuar rezulton nga ndërveprimi ndërmjet personave me dëmtime dhe barrierave të qëndrimit/mentalitetit dhe ambientit, që pengojnë pjesëmarrjen e tyre të plotë dhe efektive në shoqëri në nivel të barabartë me të tjerët

Terminologjia dhe perceptime

Personat me aftësi të kufizuara

Personat me aftësi të kufizuara përfshijnë ata që kanë dëmtime fizike, mendore, intelektuale apo shqisore afatgjata, të cilat, në ndërveprim me barriera të ndryshme, mund të pengojnë pjesëmarrjen e tyre të plotë dhe efektive në shoqëri në baza të barabarta me të tjerët.

Pra, aftësia e kufizuar lind atëhere kur bashkëvepron me faktorë mjedisorë. Një aftësi e kufizuar e caktuar mund të mos ekzistonte nëse mjedisi përreth personit do të ishte i përshtatur.

Situatë

Situatë 1: Imagjinoni një person me aftësi të kufizuara në dëgjim, i cili pranon që të vendosë një aparat dëgjimi ose i cili realizon një impant koklear. Personi që nuk dëgjonte tashmë dëgjon. Aftësia e kufizuar është e një shkalle më të ulët në këtë rast. Duhet të kemi kujdes që personi mund të vazhdojë të diskriminohet për shkak të gjendjes së tij, pra mund të hasë barierra në qëndrime, të cilat mund të sjellin diskriminim, por shkalla e aftësisë së kufizuar është më e ulët, pasi është siguruar një mjet ndihmës.

Terminologjia dhe perceptime

Në këtë rast gjithashtu duhet të mbahet në vëmendje që shpeshherë personat që nuk dëgjojnë nuk dëshirojnë që të vendosin aparate apo të përdorin mjete të ngjashme ndihmëse. Ata e konsiderojnë faktin që nuk dëgjojnë si një pjesë të kulturës së tyre dhe preferojnë të komunikojnë në gjuhën e shenjave, pasi pë rata kjo është mënyra më e mirë, efektive që ata njohin, pranojnë dhe preferojnë.

Situatë

Situatë 2: Imagjinoni një person me aftësi të kufizuara fizike që përdor karrigen me rrota për të lëvizur. Imagjinoni të njëjtin person që lëviz në Ëashington D.C (një nga qytet më të aksesueshme në botë për personat që përdorin karrigen me rrota. Imagjinoni të njëjtin person në një qytet të Shqipërisë, ku nuk ka aksesueshmëri për personat me aftësi të kufizuara fizike. Është lehtësisht e kuptueshme që pengesat e reduktuara për personin bëjnë që ai të bëjë jetë krejtësisht të ndryshme në vende të ndryshme, dhe shkalla e aftësisë së tij të kufizuar ulet në rastet kur pengesat janë hequr, pra ka aksesueshmëri.

Terminologjia dhe perceptime

Përpara se të trajtojmë çështje të terminologjisë dhe perceptimeve, duhet të kuptojmë që të gjithë mund të kemi mendime të ndryshme për aftësinë e kufizuara. Këto mendime shpeshherë ndikohen nga faktorë të ndryshëm, të jashtëm, ashtu sikurse mund të ndikohen nga eksperiencat tona personale që mund të kemi me persona me aftësi të kufizuara. Asnjë nuk lind me mendime të formuara apo me paragjykime, por i formon ato si përgjigje ndaj informacionit që merr nga burime të ndryshme.

Ushtrim

Cilat nga opsionet e mëposhtme mendoni se mund të ndikojnë në formimin e ideve, mendimeve, perceptimeve dhe paragjykimeve për personat me aftësi të kufizuara?

Filmat dhe TV?

Correct! Wrong!

Media Sociale?

Correct! Wrong!

Familja?

Correct! Wrong!

Ushtrim

Cilat nga opsionet e mëposhtme mendoni se mund të ndikojnë në formimin e ideve, mendimeve, perceptimeve dhe paragjykimeve për personat me aftësi të kufizuara?

Shkolla?

Correct! Wrong!

Gazetat?

Correct! Wrong!

Vendi i punës?

Correct! Wrong!

Terminologjia dhe perceptime

Secili nga ne mund të krijojë mendime për atë se çfarë nënkupton termi ‘aftësi e kufizuar’. Problemi me idetë që krijojmë mund të jenë të gabura, pasi shpesheherë ndodh që të jemi të ndikuar nga ambjenti përreth nesh, eskperiencat që mund të kemi apo ndërveprimet.

Portretizimi i aftësisë së kufizuar në mënyrë të gabuar

Shpeshherë personazhet e mitologjisë, personazhet e librave apo historisë përshkruhen si viktima për shkak të aftësive të kufizuara, deformimeve trupore që mund të kishin, apo problemeve në zhvillim si Hephausti në mitologjinë greke (i biri i Zeusit dhe herës) i cili refuzohej shpesh nga e ëma dhe dërgohej në Malin e Olimpit për shkak të aftësisë së kufizuar që kishte, Rikardi tek Shekspiri, i cili përshkruhet nga Shekspiri si jë burrë i palumturi, i ithët, me formë të shtrembëruar të shpinës (kishte skoliozë). Megjithëse mendohet që aftësia e kufizuar që kishte nuk kishte ndonjë impakt shume të madh në jetën e tij, kjo është mënyra se ai mbahen mend nga përshkrimet, apo Quasimodo te Notre- Dame, i cili kishte një gungë në shpinë dhe kishte humbur dëgjimin dhe megjithëse kishte një zemër të mirë urrehej nga populli i Parisit dhe gruaja që dashuronte.

Portretizimi i aftësisë së kufizuar në mënyrë të gabuar

Nga ana tjetër, në ditët e sotme, shpeshherë personat me aftësi të kufizuara paraqiten si heronj, si për shembull sportistët që marrin pjesë në garat paraolimpike.

Shpeshherë, aktivistët me aftësi të kufizuara janë kundër këtyre modeleve, duke shprehur shqetësimin që personat me aftësi të kufizuara nuk janë vetëm heronj, apo viktima të fatit të tyre, por persona si të gjithë të tjerët. Duke i paraqitur si heronj, nënvizojmë faktin që vetëm personat me aftësi të kufizuara që janë heronj janë të pranueshëm për shoqërinë.

Kjo nxit personat me aftësi të kufizura shpeshherë të mendojnë që aftësia e kufizuar është diçka personale, një kufizim i cili mund të tejkalohet me guxim dhe përkushtim nga vetë personi që e ka atë dhe nuk është një çështje sociale apo politike, sikurse është në të vërtetë.

Portretizimi i aftësisë së kufizuar në mënyrë të gabuar

A duhet që personat me aftësi të kufizuara të paraqiten si personazhe negative, si viktima apo si heronj?
A nuk mund të jenë thjesht njerëz, si të gjithë tjerët?
A përforcon gjuha/terminologjia e papërshtatshme paragjykimet ose stereotipet që ekzistojnë?

Deklarata ose pohime që dëgjojmë shpesh për personat me aftësi të kufizuara:

Personat me aftësi të kufizuara janë si fëmijë.
Ata jane gjynah!
Përfitojnë nga shteti të ardhura.
Ata punojnë më shumë se të tjerët.
Kush e di se çfarë thonë me atë gjuhën e shenjave!
Rampat nuk kanë pse të vendosen në institutione ku nuk shkojnë persona me aftësi të kufizuara

Portretizimi i aftësisë së kufizuar në mënyrë të gabuar

Ka shumë diskutime në lidhje me fjalët apo termat që përdoren, a janë apo jo korrekte. Disa persona me aftësi të kufizuar apo dhe të tjerë pa aftësi të kufizuara janë të mendimit që edhe dëshira për të qënë tej mase ‘politikisht korrektë’ është e ekzagjeruar ndonjëherë. Ata mendojnë që ka çështje më prioritare, si për shembull standardi i përshtatshëm i jetesës, aksesi në shërbime shëndetësore e të tjera. Kjo vlen sidomos për vendet në zhvillim ku mungojn shërbimet apo njerëzit kanë të ardhura të pamjaftueshme për të përmbushur nevojat bazë. Disa janë të mendimit që nuk ka rëndësi se si i thërrasim personat me aftësi të kufizuara përsa kohë janë të përfshirë. Ndërsa të tjerë mendojnë që përdorimi i termave politikisht korrektë shpeshherë shërben si maskë për mendimet e vërteta, paragjykimet që ata kanë në të vërtetë për aftësinë e kufizuar.

Portretizimi i aftësisë së kufizuar në mënyrë të gabuar

Gjuha që përdorim në lidhje me aftësinë e kufizuar mund të përforcojë stereotipet apo paragjykimet. Gjuha që përdorim është themelore pasi ajo mund të tregojë se çfarë mendimi kemi për personat me aftësi të kufizuara. Nuk ka të bëjë me të qënurit politikisht korrekt apo me të qënit i aftë nga pikëpamja gjuhësore por me reflektimin e mendimeve dhe veprimeve për të kuptuar drejt personat me aftësi të kufizuar dhe për të bërë gjënë e duhur.

Ushtrim

Përgjigjuni pyetjeve si më poshtë:

Cilat janë fjalë të përshtatshme dhe cilat jo?

Person i burgosur në karrigen me rrota

Correct! Wrong!

Person me handicap

Correct! Wrong!

I derformuar

Correct! Wrong!

Ushtrim

Përgjigjuni pyetjeve si më poshtë:

Cilat janë fjalë të përshtatshme dhe cilat jo?

I shkalluar

Correct! Wrong!

Topall

Correct! Wrong!

I paaftë

Correct! Wrong!

Terminologjia dhe perceptime

Shprehje e saktë Shprehje e gabuar
Aftësi e kufizuar Defekt
Person me aftësi të kufizuar PAK, handikap, invalid
Persona pa aftësi të kufizuar Normal
Person me probleme të shëndetit mendor, person me aftësi të kufizuara mendore I çmendur, jonormal, skizofren
Person që nuk dëgjon dhe nuk flet Shurdh-memec
Persona të verbër Qorra, të verbërit

Terminologjia dhe perceptime

Duhet të mendohemi kur themi shprehje si ‘kjo kategori’, ‘këta njerëz’, ‘këto shoqata që merren me këta njerëz’. Të gjitha këto shprehje janë të papërshtatshme. Përfshirja e të gjithë personave me aftësi të kufizuara në ‘një kategori’ apo grup, e bën të vështirë që të kuptojmë nevojat specifike dhe nuk na lejon që të kuptojmë secilin persona individualisht. Do të ishte e gabuar, të mendonim që të gjithë personat me aftësi të kufizuara janë të njëjtë ose të ngjashëm. Modeli social, i cili sqarohet më poshtë, kërkon që të trajtojmë secilin si individ.