Personat me aftësi të kufizara mendore kanë vështirësi për të mësuar dhe të aplikojnë atë çfarë kanë mësuar në situata të ndryshme.
Flisni me fjali të qarta, me fjalë të lehta, jo me koncepte të komplikuara.
Mos i flisni sikurse fëmijëve të vegjël, por përshtatni fjalorin.
Megjithëse duhet të mbani në vëmendje që personat me aftësi të kufizuara janë të rritur dhe mund të marrin vendim, nganjëherë ata e kanë të vështirë për të marrë vendime në mënyrë të shpejtë. Prandaj është e nevojshme t’i jepni kohën e nevojshme dhe të jini të durueshëm.
Shenjat, simbolet apo figurat ndihmojnë personat me aftësi të kufizuara intelektuale të orientohen brenda një ndërtese.
Personat me aftësi të kufizuara intelektuale shpeshherë janë mësuar me rutinën e tyre të përditshme. Prishja e kësaj rutine nganjëherë kërkon një periudhë kohore për tu mësuar me ndryshimet. Prandaj duhet ti jepni kohën e nevojshme.