Personat me probleme të shëndetit mendor mund të hasin vështirësi në funksionimin e përditshëm.
Situatat stresuese mund të rrisin nivelin e stresit tek ata, prandaj është e rëndësishme që të përpiqeni t’i shmangni situata të tilla.
Personat me probleme të shëndetit mendor mund të shfaqin disa personalitete, nuk socializohen, nganjëherë janë shumë energjikë, prandaj duhen trajtuar të gjithë në mënyrë të individualizuar.
Mund t’i pyesni çfarë mund të bëni për ta që të ndjehen më mirë nëse pësojnë krizë. Nëse e vlerësoni situatën mund t’i pyesni nëse kanë nevojë për të marrë medikamente apo për të thirrur ndonjë njeri që mund ti ndihmojë.